Na kontaktoni

Nxënësit e Shkollës Profesionale Kamëz praktika pranë Bashkisë, kryebashkiaku Suli: 18 prej tyre do të aftësohen drejt orientimit profesional dhe karrierës

Arsimi në Bashkinë Kamëz ka marrë një hov zhvillimi dhe transformimi ku përfshihen ndërtim shkollash, kopshtesh, çerdhesh dhe ku është nevoja rikontruksion tërësor i tyre.

Përveç këtyre për herë të parë në 30 vite bashkia ofron bursa financiare për nxënësit ekselentë.

Një tjetër risi është praktika profesionale për nxënësit e shkollave të mesme të cilët aftësohen dhe orientohen drejt formimit profesional dhe karrierës.

Ishte rradha e nxënësve të shkollës Profesionale Kamëz që u pritën në zyrë nga kryetari i bashkisë Rakip Suli i cili njoftoi se 18 nxënës të kësaj shkolle do të kenë mundësinë e realizimit të praktikës pranë bashkisë me qëllim aftësimin e tyre dhe pregatitjen profesionale.

Ja postimi i plotë i kryebashkiakut:

Kënaqësi të prisja sot nxënësit e Shkollës Profesionale Kamëz, të cilët do të angazhohen në realizimin e praktikave profesionale . 18 nxënës do të kenë mundësinë e realizimit të praktikës, e cila do t’i orientojë drejt formimit profesional dhe karrierës. Angazhim maksimal në përgatitjen e Kamzës së Gjeneratës Tjetër!

 

Njoftime të ngjashme

Një ditë plot lojëra, ngjyra dhe buzëqeshje për vogëlushët e kopshteve “Çamarokët” dhe “Lepurushët”

Mirëmëngjesi Një ditë ndryshe për fëmijët e kopshteve “Çamarokët” dhe “Lepurushët”, mes lojërave, pikturave dhe aktiviteteve plot ngjyra e buzëqeshje...

Mirëmëngjes nga ekipi i Ndërmarrjes së Parqeve dhe Rekreacionit, që kujdeset çdo ditë për mirëmbajtjen e Parkut të Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjesi Nga ekipi i Ndërmarrjes së Parqeve dhe Rekreacionit, që kujdeset çdo ditë për mirëmbajtjen e pemëve dhe gjelbërimin në...

Lutje, paqe dhe bashkim shpirtëror nga famullitë e Babrroit, Bathores dhe Kamzës pranë Liqenit të Paskuqanit

Sot, pranë Liqenit të Paskuqanit, famullia e Babrroit ,Bathores dhe Kamzës u mblodh në një moment të veçantë lutjeje ,paqeje...