Na kontaktoni

Nisin trajnimet për programin “Mbështetje për Bizneset e Vogla të Grave”, Suli: Mbështetje maksimale për realizimin e ideve të tyre të biznesit

Bashkia Kamëz në bashkëpunim me USAID/Albania kanë nisur trajnimet në programin “Mbështetje për Bizneset e Vogla të Grave”, me qëllim fuqizimin ekonomik të grave në qytetin e Kamzës.

Programi është pa pagesë dhe mbështetet nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), Gratë, Paqja dhe Siguria në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz. Për gratë që kanë energjitë e duhura dhe ndiejnë që janë të gatshme për të hapur një biznes ky program do të zhvillojë aftësitë dhe teknikat e sipërmarrjes.

Përmes këtij programi synohet fuqizimi ekonomik i 25-30 grave të pafavorizuara, duke i ndihmuar të marrin pjesë, të mësojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre të sipërmarrjes përmes trajnimeve me fokus të veçantë veprimin dhe praktikën.

Ditën e sotme kryetari i bashkisë Kamëz Suli së bashku me drejtorin e USAID, z.Kevin Mclauglin në ambientet e bashkisë organizuan trajnime në kuadër të këtij programi me fokus favorizimin e grave pjesmarrëse, në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive sipërmarrëse.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Suli u shpreh se bashkia do u sigurojë mbështetje maksimale grave dhe vajzave për realizimin e ideve të tyre të sipërmarrjes dhe biznesit.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli vlerëson punën dhe përkushtimin e Ndërmarrjes së Shërbimeve: Kontribut i përditshëm për një Kamëz më të mirë

Mirëmëngjes! Faleminderit Ndërmarrjes së Shërbimeve për punën, përkushtimin dhe kontributin e përditshëm! #BashkiaQëDuam #Shërbimepublike #KamzaVetëmPërpara

...

Drejt përfundimit investimi në rrugën “Donald Trump”, me standardet më të mira infrastrukturore

Drejt përfundimit investimi në rrugën “Donald Trump”. Riasfaltim Ndriçim Sinjalistikë #BashkiaQëDuam #Infrastrukturë #KamzaVetëmPërpara

...

Përfundon investimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, me standardet më të mira infrastrukturore

Paskuqan Përfundon investimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit”! Riasfaltim Trotuare Ndriçim #BashkiaQëDuam #Infrastrukturë #KamzaVetëmPërpara

...