Bashkia Kamëz ka miratuar buxhetin e vitit 2022. Ky do të jetë një buxhet i cili në fokus ka qytetarin dhe biznesin, përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, ku falë uljes së tarifave dhe taksave për ta dhe zerimin për çdo biznes të ri të hapur në vitin 2022 dhe zerimin për çdo biznes të drejtuar nga gratë kryefamiljare , synohet një standart i ri për qytetarët e Kamzës.
Në pregatitjen e projektbuxhetit është treguar shumë kujdes dhe pas konsultimit me grupet e interesit dhe qytetarët i është paraqitur Këshillit Bashkiak duke marrë votën unanime të këshilltarëve. Ky projektbuxhet do jetë tërësisht i përqëndruar tek qytetari, tek familjet në nevojë, tek pensionistët dhe tek të pamundurit, tek nxënësit ekselentë dhe tek investimet për qytetarët.
Pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se:
Pasi mbyllëm me sukses një vit plot sfida dhe realizuam objektivat e vendosura për vitin 2021, sot me akoma më tepër energji e vullnet zhvilluam mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku miratuam Buxhetin e Bashkisë Kamëz dhe ndryshimet në Paketën Fiskale për vitin 2022 📉📕.
✅Miratuam vendime të rëndësishme duke treguar përsëri që fokusi jonë janë qytetarët dhe nxitja e iniciativave vendase duke e parë biznesin si partnerin tonë kryesor nëpërmjet hartimit të politikave lehtësuese.
Disa nga vendimet e djeshme:
🟢 0 tarifa ndaj Bashkisë Kamëz për cdo biznes të ri që hapet në vitin 2022.
🟢 0 tarifa ndaj Bashkisë Kamëz për bizneset e drejtuara nga kryefamiljaret femra.
🟢Ulëm ⬇️ tarifat për biznesin e vogël.
– Ulja e tarifës së pastrimit
– Ulja e tarifës së gjelbërimit
– Ulja e tarifës së ndriçimit
🟢Ulëm ⬇️ tarifën e pastrimit për ndërtimet e reja nga qytetarët.
🟢Ulëm ⬇️ tarifat familjare për pensionistët.
🟢Miratuam ✅ shpërblimin 3.000 lekë për nxënësit 🧑🎓 ekselentë të arsimit 9vjeçar.
🟢Miratuam ✅ shpërblimin 5.000 lekë për nxënësit 🧑🎓 ekselentë të arsimit të mesëm.
🟢Miratuam ✅ shpërblimin 5.000 lekë për të gjithë nxënësit 🧑🎓 me status jetim.
❌Hoqëm ❌ tarifën e gjelbërimit për ndërtimet e reja nga qytetarët.
❌Hoqëm ❌ tarifat familjare për personat e paaftë .
❌Hoqëm ❌ tarifat familjare për personat të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike.
Bashkia Kamëz do të vazhdojë të jetë në mbështetje të qytetarëve 👨👩👧👧 dhe bizneseve të saj sepse për ne qytetarët janë të parët !