Merr fund pritja/ 170 familje në Paskuqan 1, 43 tek FAFA si dhe Qendër Kamza furnizohen me ujë

Çdo ditë rritet numri i familjeve në Kamëz që furnizohen më ujë të pijshëm, por që deri dje për ta ishte veçse një ëndërr dhe një premtim i pambajtur nga paraardhësit. Falë punës së mirë të bërë në terren nga Bashkia Kamëz, përmes Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve është bërë i mundur furnizimi me ujë i qindra e qindra familjeve.

” Tashmë bëhet i mundur furnizimi me ujë pas 20 vitesh për 170 familjet e dy pallateve në Paskuqan 1 dhe 43 familjet banuese tek pallati “Fafa”! Merr fund problematika disa-vjeçare e furnizimit me ujë të pijshëm, në Qendër Kamëz. Tashmë qytetarët furnizohen me ujë gjatë 24 orëve! Shërbim cilësor për Kamzën që duam”- thotë kryebashkiaku Rakip Suli.

Furnizimi me ujë në Kamëz ka qenë një problem i mbartur prej vitesh dhe qytetarët kanë shpresuar që Bashkia dhe institucionet e tjera shtetërore ndër vite të mund t’i jepnin zgjidhje kësaj problematike jo të vogël për ta.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli që ditët e para të marrjes së detyrës i ka kushtuar vëmendje maksimale furnizimit me ujë të qytetarëve ndaj dhe përkushtimi i tij ka qenë maksimal.

E nisi me vënien e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizime në efiçencë të plotë, vënien e administratës në punë, trajtimin e të gjitha ankesave të qytetarëve me themel si dhe u kujdes që veç investimeve, kjo ndërmarrje si për punonjësit ashtu edhe për qytetarët të ketë një ambient ku të trokitet dhe jetë i duhuri për të punuar për punonjësit dhe marrë shërbime nga qytetarët.

Pas 30 vitesh tashmë dhe Ujësjellës Kanalizime Kamëz do të ketë zyrat e saj të standartizuara. Një godinë me parametra tërësisht moderne e bashkëkohore në zonën e Frutikulturës, duke ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët!”.

Prioritet nga ana e Bashkisë veç furnizimit më ujë të pijshëm të qytetarëve ka qenë dhe ndërtimi i Kanalizimeve të ujërave të ndotura.

Kryebashkiaku Rakip Suli ka inspektuar ndërtimin e KUN, në rrugën “Mynih”, Kamëz. Ky investim me gjatësi 205 metra do t’i japë fund probleme disavjeçare dhe rrezikut të shkaktuar nga ujërat e zeza, në këtë zonë.