Na kontaktoni

Kryetari Rakip Suli i dorëzon çmimin “Nderi i Qytetit” nxënësit ekselent Erjon Krasniqi, fituesit të Olimpiadës së përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri-Kosovë 2025

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrë nxënësin ekselent Erjon Krasniqi 🎓, së bashku me familjen, bashkëmoshatarët, Drejtoreshën e ZVA, znj. Albana Imeraj, Drejtorin e Shkollës, z. Hysen Koldashi dhe mësuesen kujdestare znj. Albana Suli.
Me shumë krenari 🇦🇱 i dorëzova Erjonit çmimin “Nderi i Qytetit” 🏅, si simbol vlerësimi për një të ri model, që me përkushtim dhe dije përfaqëson më së miri vlerat e komunitetit tonë.
Fitues i çmimit në Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe, Shqipëri–Kosovë 2025 ✍️📘, Erjoni na kujton se investimi në arsim dhe te rinia është rruga më e sigurt drejt së ardhmes që duam 🌱.
Faleminderit, Erjon – për punën, përkushtimin dhe frymëzimin që përcjell 🙏

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli fton qytetarët në dëgjesën publike për Projektbuxhetin për vitin 2027

Ditën e mërkurë, datë 9 shtator, ora 18:30, te Amfiteatri i Liqenit, zhvillohet dëgjesa publike për Projektbuxhetin për vitin 2027,...

Episodi i dhjetë i podcastit “Zëri Kamzës”

Zëri i Kamzës | Episodi 9 Këtë herë, me dy anëtare të Këshillit Rinor Kamëz, Ilejda Cenaliu dhe Luisana Bajramaj....

5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, simbol i humanizmit dhe krenarisë shqiptare

5 Shtator | Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës Sot kujtojmë me nderim Nënë Terezën, shqiptaren që me dashurinë, përkushtimin...