Na kontaktoni

Kryebashkiaku Z. Rakip Suli zhvillon takim me praktikantët e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja XI, u zhvillua një takim me praktikantet e angazhuara pranë Bashkisë Kamëz, me titullarin e institucionit, z. Rakip Suli.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e praktikës, angazhimin e të rinjve në mjedisin institucional, si dhe mundësitë që ofron ky program për fitimin e përvojës së drejtpërdrejtë profesionale dhe njohjen me funksionimin e administratës publike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të të rinjve në administratën publike, zhvillimit të aftësive profesionale dhe krijimit të mundësive për përfshirjen e tyre aktive në jetën institucionale.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në mbështetje të zhvillimit profesional të të rinjve dhe krijimit të një eksperience sa më të dobishme gjatë periudhës së praktikës.

Bashkia Kamëz mbështet dhe vlerëson nismat që kontribuojnë në formimin profesional të të rinjve, në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe në orientimin e tyre drejt administratës publike.

Njoftime të ngjashme

Hapet thirrja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

🎓 Praktika sot, karriera nesër! 📢 Apliko në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës deri më 16 gusht 2026. #KamzaVetëmPërpara...

“Bravo Bravissimo Shqipëria – Kamza” vjen në skenën e Pallatit të Kulturës “Artan Cuku” më 28 mars

Me 28 Mars, ora 15:00, në Pallatin e Kulturës “ Artan Cuku” Kamëz, do të zhvillohet spektakli “Bravo Bravissimo Shqipëria...

NJOFTIM PËR HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në bazë të ligjit nr. 111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, dhe të...