Na kontaktoni

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor

Të dashur nxënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese, mbarësi dhe një vit të mbushur me dije, ëndrra e arritje! 📚🎓

Sot, 25 shkolla, nga klasa e parë deri në të 12-tën, me standarde të Bashkimit Europian, hapin dyert për rreth 18 mijë nxënës. 🏫🇪🇺

Po sot, 24 çerdhe dhe kopshte, njëra më e bukur se tjetra, mirëpresin rreth 5 900 fëmijë, duke u ofruar ambiente moderne, të sigurta dhe plot ngjyra. 🧸🌸

Një urim i veçantë për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. U priftë e mbara në rrugën e bukur të dijes! ❤️

Suksese nxënësve, mësuesve dhe prindërve!

Një vit të mbarë shkollor për të gjithë! 🙏📚

#BashkiaKamëz

#VitiIRiShkollor

#Kamza2030🇦🇱⭐️🇪🇺

Njoftime të ngjashme

Ndërmarrja e Pastrimit çdo ditë në terren për një qytet më të pastër

Mirëmëngjes! Faleminderit Ndërmarrjes së Pastrimit për punën fantastike! Dikur nuk pastroheshin as mbetjet; sot fshihen edhe gjethet…! #Bashkiaqëduam #NdërmarrjaePastrimit #KamzaVetëmPërpara

...

Raporti mujor i aktiviteteve dhe punëve të realizuara për muajin Shtator

📊 Përmbledhje mujore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz për muajin Shtator.

...

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori, Kamëz! #BashkiaKamëz #Vjeshtë #KamzaVetëmPërpara

...