Na kontaktoni

Kryebashkiaku Z. Rakip Suli pret në zyrë përfaqësues të World Vision: Mbështesim çdo nismë që i jep zë dhe hapësirë të rinjve

🤝 Mikpritëm sot në ambientet tona përfaqësuesit e World Vision Albania, z. Endri Teta – Drejtor Programi dhe znj. Urime Sena – Koordinatore, së bashku me të rinjtë e angazhuar të Kamzës, pjesë e kësaj organizate.

🌿 Gjatë takimit, të rinjtë na prezantuan me shumë entuziazëm një projekt-ide të titulluar “Aloe Vera”, i cili synon të sjellë më shumë gjelbërim, jetë dhe ndërgjegjësim mjedisor në Parkun e Liqenit të Paskuqanit.

👏 I falënderojmë për përkushtimin dhe vizionin e tyre, si dhe mbështesim çdo nismë që i jep zë dhe hapësirë të rinjve për të ndërtuar komunitete më të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

#TëRinjtëNëVeprim

#ParkuIPaskuqanit

#KamzaQëDuam ❤️

Njoftime të ngjashme

Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit për sjelljen e TUMO-s në Kamëz, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e aftësive teknologjike dhe kreative të të rinjve

TUMO KAMËZ! Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit për sjelljen e TUMO-s në Kamëz, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e...

Përfundojnë punimet në disa rrugë të bllokut “Babrru Qendër”

🚧 Blloku “Babrru Qendër” Kanë përfunduar punimet në disa rrugë të bllokut “Babrru Qendër”, pjesë e investimit që përfshin 16.28...

Episodi i 11-të i podcastit “Zëri Kamzës”

EPISODI I 11-TË | ZËRI I KAMZËS Dy gra, dy pasione dhe një kontribut i çmuar në ruajtjen dhe promovimin...