Na kontaktoni

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton stadiumin e ri në Valias: Në shtator përfundojnë punimet

Punimet për ndërtimin e stadiumit të Kamzës, në zonën e Valiasit të Vjetër, po hyjnë në fazën përfundimtare, duke i dhënë qytetit një infrastrukturë moderne sportive në shërbim të komunitetit.

Gjatë inspektimit të punimeve, Kryebashkiaku z. Rakip Suli u shpreh se stadiumi pritet të përfundojë brenda muajit shtator dhe do të jetë gati për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke krijuar kushte bashkëkohore për sportistët dhe të rinjtë e Kamzës. ⚽️

Po ashtu, pranë stadiumit do të ndërtohet edhe një fushë stërvitore, e cila do të plotësojë kompleksin sportiv dhe do të shërbejë për përgatitjen e ekipeve, zhvillimin e talenteve të reja dhe organizimin e aktiviteteve sportive.

✅ Një investim i rëndësishëm që forcon infrastrukturën sportive dhe krijon më shumë hapësira për zhvillimin e sportit në Bashkinë Kamëz.

#KamzaVetëmPërPara ▶️
#BashkiaQëDuam 🤝
#StadiumiKamzës 🏟️
#InvestimeSportive ⚽️

Njoftime të ngjashme

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...

Kopshti “Montessori” në mbështetje të Tetorit Rozë, ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë

Kopshti Montessori Kamëz në mbështetje të Tetorit Rozë! Ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë. #Bashkiaqëduam #tetorirozë #Kamzavetëmpërpara

...

Mirëmbrëma nga rruga “Hajri Skeja”, Paskuqan

Mirëmbrëma nga rruga “Hajri Skeja”, Paskuqan! #BashkiaKamëz #Paskuqan #KamzaVetëmPërpara

...