Na kontaktoni

Kryebashkiaku Suli dhe Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Jahollari inspektojnë punimet për rindërtimin nga e para të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i datës 21 shtator

Vijon puna për rindërtimin nga e para të 24 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i datës 21 shtator. Në terren po punohet me ritëm të lartë me qëllim mundësimin sa më të shpejtë të banesave të reja për banorët e prekur. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka kërkuar nga strukturat e vartësisë monitorim të ecurisë së procesit të rindërtimit dhe ofrimin e çdo lloj ndihme që punimet të përfundojnë sa më shpejt.

Për të parë nga afër çfarë po ndodh, Kryetari i Bashkisë Kamëz Suli i shoqëruar nga Prefektja e Tiranës znj.Suzana Jahollari, inspektuam ecurinë e punimeve, për rindërtimin nga e para të shtëpisë së z.Esat Lleshi dhe z.Astrit Xhepa.  Shtëpitë e rrënuara nga tërmeti i datës 21.09.2019, të cilat po rindërtohen në bazë të VKM Nr. 704, datë 30.10.2019, “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, për rikonstruksionin dhe rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i datës 21.09.2019, në Qarkun Tiranë dhe Durrës”.

“Nga inspektimet që u kryen në zonat Qendër Kamëz dhe Bathore, u konstatua se punimet për rindërtimin e këtyre shtëpive po vijojnë me ritme të shpejta. Familjarët e shtëpive të dëmtuara u shprehën të kënaqur për punën voluminoze që po bën Bashkia Kamëz për rindërtimin e këtyre shtëpive në kohë rekord”- theksoi Prefektja e Tiranës znj.Suzana Jahollari e cila i uroi familjarët për shtëpitë e reja si dhe falenderoi qeverinë dhe Kryetarin e Bashkisë për premtimin e mbajtur. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli falenderoi qeverinë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë, në ndërtimin e 24 banesave të reja dhe theksoi që këto familje do vazhdojnë të jenë përfitues të bonuseve të qerave deri në përfundimin e rindërtimit të plotë të shtëpive të tyre.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton punimet në rrugën “Besëlidhja”, pjesë e bllokut të Bathores

Inspektuam ecurinë e investimit në rrugën “Besëlidhja”, pjesë e bllokut Bathores. Pas përfundimit të investimit në aksin e parë, nga...

Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit për sjelljen e TUMO-s në Kamëz, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e aftësive teknologjike dhe kreative të të rinjve

TUMO KAMËZ! Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit për sjelljen e TUMO-s në Kamëz, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e...

Përfundojnë punimet në disa rrugë të bllokut “Babrru Qendër”

🚧 Blloku “Babrru Qendër” Kanë përfunduar punimet në disa rrugë të bllokut “Babrru Qendër”, pjesë e investimit që përfshin 16.28...