Në mbështetje të VKM-së nr. 666, datë 10.10.2019” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e
konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxenësit e arsimit
parauniversitar në instirucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2019-2020”, do të plotësohen
Kritert si më poshtë vijon :
1.Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit parauniversitar mund të
përfitojnë bursë nga Buxheti i ministrive përgjegjëse.
2.Nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar në institucionet publike me kohë të plotë:
2.1 Sipas kriterit ekonomik
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës në nevojë dhe përfitojnë bursë sipas kriterit
ekonomik dhe që akomodohen në konvikte, sipas pikës 2.1(a dhe b) të VKM nr. 666 datë
10.10.2019.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim bursë ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-2020
- Çertefikatë familjare
- Çertefikatë personale
- Kopio të kartës së identitetit të nxënësit
- Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
- Vertetimet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
- Vertetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore për familjaret në moshë pensioni për të ardhuat
që kanë
- Vertetim pensioni për prinderit që kanë statusin e invalidit
- Vertetimin e ndihmës ekonomike
- Vertetim që nuk ushtrojnë aktivitet privat
- Vertetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që
verteton se trajtohen ose jo me bursë
- Vertetim saktësim adrese
- Vertetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjestarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues
pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
- Vertetim nga Zyra e Kadastrës që kanë apo jo tokë në përdorim
SHËNIM: Përfitojnë nxënësit e arsimit parauniversitar që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5
km nga vendbanimi i tyre i përhershëm, dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.
2.1(c) Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës të familjeve në nevojë me ndikim në
uljen e nivelit të braktisjes shkollore që janë të regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi
financiare nuk e ndjekin arsimin, sipas kriterit ekonomik te pikës 2.1 (c) të VKM nr. 666 datë
10.10.2019, përfitojnë bursë pas konfirmimit nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, të listës
emërore të kësaj kategorie.
2.2 Sipas rezultateve të arritura
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës dhe përfitojnë bursë sipas rezultateve të arritura,
sipas pikës 2.2 të VKM nr 666 datë 10.10.2019” , Nxënësit e arsimit professional që kanë mbaruar
vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9 (nentë)-10 (dhjetë), masa e miratuar e bursës mujore
u paguhet pranë bankave të nivelit të dytë.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-
2020
- Çertefikatë familjare
- Çertefikatë personale
- Kopio të kartës së identitetit të nxënësit
- Vertetim saktësim adrese
- Kopje të deftesës dhe vertetim nga shkolla për mesataren
2.3 Nxënësit jashtë kriterit ekonomik
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë sipas pikës 2.3 të VKM nr. 666 datë 10.10.2019” si vijon:
- Nxënësit me statusin e jetimit
- Nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate
- Nxënës me statusin që nuk degjojnë e nuk shikojnë
- Nxënës që gezojnë statusin invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
- Nxënës , femijë të personave që gezojnë statusin e invalidit e që përfitojnë pension invaliditeti
dhe nuk kanë të ardhura të tjera
- Nxënësit e pakicës kombëtare, rom dhe egjiptian që janë regjistruar dhe ndjekin arsimin e mesëm
Professional
- Nxënës të identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdestarinë
Prinderore
- Nxënës, femijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të
Kontrollit të Brendshëm, të Policisë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit , të Forcave të
Armatosuara, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën
në krye dhe për shkak të detyrës.
- Nxënëset vajza , të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë,
përpuinim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti dhe termo-hidraulikë.
- Nxënësit me një prind
SHËNIM: Kategoria e nxënësve: 1. Nxënësit e pakicës kombëtare, rom dhe egjiptian që janë
regjistruar dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional dhe 2. nxënëset vajza , të cilat ndjekin
drejtimet mësimore: mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpuinim druri, gjeodezi, shërbim
mjete transporti dhe termo-hidraulikë, masa e miratuar e bursës do të u paguhet pranë bankave të
nivelit të dytë, të gjithë nxënëset e kategorive të tjera që përfshin pika c. Nxënësit jashtë kriterit
ekonomik, përfitojnë bursë në formën e trajtimit me kuotë ushqimore pranë konvikttit.
Dokumente që do të paraqesin: secila nga sa më sipër në pikën (c) “Nxënës jashtë kriterit
ekonomik” do të dokumentohen nga instancat përkatëse me dokumentacion original apo kopio
të noterizuara.
2.4 Sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm
Të gjithë nxënësit sipas pikës 2.4 (a dhe b) të VKM 666 datë 10.10.2019”, përfitojnë bursë: 2.4(a)
Nxënësit të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet parësore në drejtimet:
Pyje, Ndërtim, 2.4(b) Nxënësit me vendbanim të përhershëm në Dibër, Bulqizë, Mat , Kukës, Has,
Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Permet, Skrapar dhe
Tepelenë.
SHËNIM: Për nxënësit e pikës 2.4(a), masa e miratuar e bursës do të u paguhet pranë bankave të
nivelit të dytë, për nxënësit e pikës 2.4(b), përfitojnë bursë në formën e trajtimit kuotë ushqimore
pranë konviktit.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim bursë ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-
2020
- Çertefikatë familjare
- Çertefikatë personale
- Kopio të kartës së identitetit të nxënësit.
- Vertetim saktësim adrese nga vendbanimi i përhershëm
- Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë nqs:
- a) janë ndarë nga trungu familjarë
- b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private
- c) shpallen ngelës apo përsëritës për arsye të rezulateve jo kaluese
- Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit
Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret
ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, dhe qëndrojnë në konvikte përfitojnë bursë.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit.
- Vertetim nga shkolla i regjistrimit në degën përkatëse, për vitin shkollor 2019-2020 dhe nuk
rezulton mbetës në vitin e shkollimit paraardhës
- Çertefikatë familjare
- Çertefikatë personale
- Kopio të kartës së identitetit të nxënësit
- Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
- Vertitmet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
- Vertetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore për familjaret në moshë pensioni për të ardhuat
që kanë
- Vertetim pensioni për prinderit që kanë statusin e invalidit
- Vertetimin e ndihmës ekonomike
- Vertetim që nuk ushtrojnë aktivitet privat
- Vertetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që
verteton se trajtohen ose jo me bursë
- Vertetim saktësim adrese
- Vertetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjestarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues
pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
- Nxënësit e shkollave profesionale të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore:
bujqësi veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim të
vendburimeve të gazit dhe naftës, dhe nxënëset vajza të cilët kanë përfituar bursë vitin e
parë dhe ne vitin shkollor paraardhës nuk rezultojne mbetës, përfitojnë bursë.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vertetim nga shkolla i regjistrimit në degën përkatëse për vitin shkollor 2019-2020 dhe që nuk
rezulton mbetës në vitin e shkollimit paraardhës
- Çertefikatë familjare
- Çertefikatë personale
- Kopio të kartës së identitetit të nxënësit
- Vertetim saktësim adrese
Të gjithë aplikantët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave me një ndalesë në
Njëitë e Qeverisjes Vendore më të afërt (Qytet/Njësi Administrative).
Afati fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 20 nëntor 2019.