Na kontaktoni

Kompleksi Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit emërtohet “Shaban Uka”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Kamzës në vitin 2026 🗓️ sot, në praninë e familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij, u zhvillua ceremonia e emërtimit të Kompleksit Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit me emrin “Shaban Uka”.

I nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Kamzës” në vitin 2021, Shaban Uka merr sot një tjetër vlerësim simbolik, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si volejbollisti i parë në historinë e Shqipërisë dhe për rolin e tij në sportin shqiptar.

Respekt dhe mirënjohje për figurat që lënë gjurmë dhe frymëzojnë brezat.

#KamzaVetëmPërpara▶️

#ParkuIPaskuqanit🏞️

#FushatSportive⚽🏀🏐

Njoftime të ngjashme

Mirënjohje për ekipin e pastrimit, që çdo ditë punon me përkushtim në shërbim të qytetarëve

Mirënjohje ekipit të pastrimit për punën dhe përkushtimin e treguar çdo ditë. Ata janë gjithmonë në krye të detyrës, në...

Një rrugë në Bathore merr emrin “Agron Tafasi”, në nderim të kujtimit të tij

Sot, një rrugë në Bathore, merr emrin “Agron Tafasi”. Respekt dhe mirënjohje për figurën dhe kujtimin e tij. #BashkiaQëDuam #KamzaVetëmPërpara

...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli vlerëson punën dhe përkushtimin e Ndërmarrjes së Shërbimeve: Kontribut i përditshëm për një Kamëz më të mirë

Mirëmëngjes! Faleminderit Ndërmarrjes së Shërbimeve për punën, përkushtimin dhe kontributin e përditshëm! #BashkiaQëDuam #Shërbimepublike #KamzaVetëmPërpara

...