Kamza kantier pune! Vijon ndërtimi i KUN 2.8 km në Laknas, ja rrugët e reja që po ndërtohen

Përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës në Kamëz në çdo fushë është prioritet i kryetarit të Bashkisë Kamëz dhe në këtë drejtim një sërë investimesh vazhdojnë me intensitet. Qëllimi i kryebashkiakut Rakip Suli është që investimet të jenë me standarte bashkëkohore, por dhe çdo taksë e banorëve të Kamzës të përdoret me efikasitet për këtë qëllim.

“Standarte dhe cilësi për qytetarët” – është ky angazhimi që ka marrë përsipër kryebashkiaku Suli, porosi që iua ka përcjellë dhe vartësve si dhe personalisht inspekton disa herë çdo investim derisa përfundojnë punimet.

Dita-ditës Kamza transformohet! Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi. Punohet kudo, janë disa investimet në rrugë dhe KUN që janë në proçes që janë inspektuar nga kryetari i Bashkisë Kamëz si në zonën e Bathores, Laknasit, Qendër Kamzës, por edhe Paskuqanit.

Në disa nga inspektimet e kryera në infrastrukturën rrugore dhe rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura kryetari i Bashkisë Kamëz shkruan: – “Në rrugën “2 Prilli” në Bathore, ku po punohet pa ndalim për ndërtimin e rrugës, ndriçimit dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve.

               

Përfunduam asfaltimin e rrugës “Faik Kulla” në Fushë Kërçik duke krijuar lehtësira për komunitetin e zonës”.

Në të tjera inspektime kryebashkiaku Suli shkruan: -“Vijojnë punimet për ndërtimin e KUN prej 2.8 km, përgjatë segmentit të rrugës “Shebeniku” në zonën e Laknasit.

   

Pas 30 vitesh harresë, tashmë vijon puna edhe për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Dajti” , në lagjen 5, Bathore si dhe inspektuam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës “Gjergj Fishta” në Bathore lagja 7, e cila ishte lënë në harresë prej 30 vitesh!”.

           

Ndryshe nga më parë, Bashkia Kamëz po ndërhynë në përmirësimin e infrastrukturës tek qytetarët dhe tek avllitë, si proçes i përmirësimit të infrastrukturës dhe ndërtimit të rrugëve të reja.

Ndër të tjera në një nga postimet e tij pas inspektimesh, kryebashkiaku Suli shkruan se: “Për herë të parë në 30 vjet, përveç ndërtimit të rrugëve Bashkia po ju ndërton qytetarëve dhe avllitë! Në rrugën “Pekin”

Njësia Administrative Kamëz! Standarte dhe cilësi në investimet tona infrastrukturore! S’ka kohë për pushim”.