Na kontaktoni

Kamza drejt transformimit total, ja disa nga investimet në Bathore 7, Laknas dhe Paskuqan

Kamza dita-ditës drejt transformimit total. E gjithë zona është kthyer në një kantier ndërtimi. Investimet nuk mungojnë thuajse në asnjë lagje, diku në KUN dhe KUZ, diku në rrugë dhe ndërtim shkollash dhe kopshtesh pa harruar as proçesin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Nën moton “S’ka kohë për pushim” dhe “Për Bashkinë që duam”, po punohet në ndërtimin e mjaft rrugëve si dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve.

Kryebashkiaku Rakip Suli ka si synim jo vetëm thjesht përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në territorin e Bashkisë, por dhe që këto punimet të jenë me standarde bashkëkohore. E për këtë, z.Suli jo vetëm inkurajon dhe jep porosi, por dhe inspekton punimet që po kryhen në terren. Disa nga investimet që janë në proces që janë inspektuar nga kryetari i Bashkisë Kamëz janë në zonën e Bathores por edhe Paskuqanit.

“Inspektuam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës “Gjergj Fishta” në Bathore lagjia 7, e cila ishte lënë në harresë prej 30 vitesh.

Vijon investimi në rrugën “Faik Kulla” në Fushë Kërçik si dhe po punohet në shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve, bordurave dhe trotuarëve. Jo vetëm punë, por edhe standart.

Pas 30 vitesh harresë përfunduam asfaltimin e rrugës “Vlora” në Laknas, në lagjen 70 vjeçare të Durrsakëve!”- shkruan z.Suli pas inspektimti të ecurisë së punimeve.

                 

Duke qenë vet në krye të punëve kryebashkiaku Suli jo vetëm po kërkon që të realizohen sa më shumë investime dhe me cilësi, por si qëllim ka dhe që çdo para e taksapaguesve të Kamzës të përdoret me efikasitet dhe investimet të shtrihen në çdo lagje.

Njoftime të ngjashme

Përfundon investimi në Lagjen 5, Njësia Administrative Nr. 2, duke përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës së banorëve

Lagjja Nr. 5, Njësia Administrative Nr. 2 Një tjetër investim i përfunduar që i shtohet punës për përmirësimin e infrastrukturës...

Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri” në Lagjen 7, Bathore, me standardet më të mira infrastrukturore

Bathore Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri”, ne lagjen 7 Një investim me të gjitha standardet, duke përfshirë: Ndriçim Kanalizime Trotuare...

Përfundon investimi në rrugën “Fejzulla Sadik Rrapi” në Babrru Qendër, me gjatësi 850 metra

Rruga “Fejzulla Sadik Rrapi” – m Pjesë e bllokut Babrru Qendër . km gjatësi totale rrugë dhe rrugica Vijojmë me...