Na kontaktoni

Investimet në arsim prioritet i Bashkisë Kamëz! Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Halit Coka”

Investimet në arsim, janë prioritet i Bashkisë Kamëz. Kryebashkiaku Rakip Suli që ditët e para të marrjes së detyrës iu desh të përballet me problemet e trashëguara në arsim dhe në komunikim më vartësit iu dha zgjidhje rasteve më emergjente të hasura në prag të nisjes së vitit shkollor vitin e kaluar.

Në vijim z.Suli u njoh në detaje nga administrata me problemet në infrastrukturën arsimore që nga mungesa e bazës materiale, ngrohjes, mungesës së personelit të mjaftueshëm në dispozicion deri tek ajo që është më e prekshmja dhe më e rëndësishmja, mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Pas skanimit të situatës në terren, njohjes me realitetin e trishtë Bashkia Kamëz nën drejtimin dhe vëmendjen personale të z.Suli në buxhetin e vitit 2020 i dha prioritet investimeve në arsim duke i konsideruar ato, si investim për të ardhmen për faktin se në ato ambiente do të ulen fëmijët të cilët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe vendit.

Eshtë punuar në mënyrë sistematike në rikonstruksionin dhe ndërtimin e çerdheve të reja dhe tashmë puna ka nisur dhe për ndërtimin e shkollave me standarte bashkëkohore.
Lajmin e dha vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili thotë se: “Një shkollë super moderne për nxënësit e Bathores. Tashmë, jo vetëm një ëndërr! Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Halit Coka”, e projektuar me të gjitha parametrat e standartet bashkëkohore!”.

Ndërtimi i shkollës me parametra dhe standarte bashkëkohore vjen pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti, e ndërkohë Z.Suli në komunikimin live që pati me kryeministrin Rama premtoi së Bashkia është gati për ndërtimin dhe të shkollave të tjera.

Kujtojmë që duke i renditur si prioritare investimet në arsimi dhe miratimin në buxhetin e vitit 2020, z.Suli kur i kërkoi Këshillit Bashkiak votën dhe deklaroi: -“Prioriteti kryesor yni do të jetë ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë!”.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...