Contact Us

Investimet në arsim prioritet i Bashkisë Kamëz! Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Halit Coka”

Investimet në arsim, janë prioritet i Bashkisë Kamëz. Kryebashkiaku Rakip Suli që ditët e para të marrjes së detyrës iu desh të përballet me problemet e trashëguara në arsim dhe në komunikim më vartësit iu dha zgjidhje rasteve më emergjente të hasura në prag të nisjes së vitit shkollor vitin e kaluar.

Në vijim z.Suli u njoh në detaje nga administrata me problemet në infrastrukturën arsimore që nga mungesa e bazës materiale, ngrohjes, mungesës së personelit të mjaftueshëm në dispozicion deri tek ajo që është më e prekshmja dhe më e rëndësishmja, mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Pas skanimit të situatës në terren, njohjes me realitetin e trishtë Bashkia Kamëz nën drejtimin dhe vëmendjen personale të z.Suli në buxhetin e vitit 2020 i dha prioritet investimeve në arsim duke i konsideruar ato, si investim për të ardhmen për faktin se në ato ambiente do të ulen fëmijët të cilët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe vendit.

Eshtë punuar në mënyrë sistematike në rikonstruksionin dhe ndërtimin e çerdheve të reja dhe tashmë puna ka nisur dhe për ndërtimin e shkollave me standarte bashkëkohore.
Lajmin e dha vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili thotë se: “Një shkollë super moderne për nxënësit e Bathores. Tashmë, jo vetëm një ëndërr! Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Halit Coka”, e projektuar me të gjitha parametrat e standartet bashkëkohore!”.

Ndërtimi i shkollës me parametra dhe standarte bashkëkohore vjen pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti, e ndërkohë Z.Suli në komunikimin live që pati me kryeministrin Rama premtoi së Bashkia është gati për ndërtimin dhe të shkollave të tjera.

Kujtojmë që duke i renditur si prioritare investimet në arsimi dhe miratimin në buxhetin e vitit 2020, z.Suli kur i kërkoi Këshillit Bashkiak votën dhe deklaroi: -“Prioriteti kryesor yni do të jetë ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë!”.

Njoftime të ngjashme

Dezinfektohet Parku i Liqenit të Paskuqanit për një mjedis të pastër dhe të sigurt

Dezinfektimi te Parku i Liqenit të Paskuqanit. #KamzaVetëmPërpara #ParkuIPaskuqanit #Dezinfektim#Siguri

...

Valiasi totalisht i transformuar, një investim i jashtëzakonshëm që ka ndryshuar jetën e 270 familjeve

Valiasi 2019 dhe Valiasi 2026 Kjo zonë rindërtimi nuk do të ishte e mundur pa vendimin dhe mbështetjen e Kryeministrit...

Mirëmëngjes nga vogëlushët e Çerdhes Nr. 3 “Dritë”

Mirëmëngjes nga vogëlushët e Çerdhes Nr. 3 “Dritë”! Kujdesi për veten mësohet që në hapat e parë të jetës, duke...