Investimet në arsim, prioritet absolut i Bashkisë Kamëz. Kryebashkiaku Rakip Suli: Vijon puna tek shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”!

“Vijon puna për rikonstruksionin dhe ndërtimin e shtesës së re të shkollës 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri”!”. Konfirmimi për këtë investim mjaft të rëndësishëm vjen nga kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli teksa shton se: -“do të ndërtohet nga e para kopshti me standarte moderne, i cili do të jetë tërësisht i shkëputur nga shkolla dhe do të presë së shpejti vogëlushët e zonës”.

Përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës arsimore ka qenë prioriett absolut i kryetarit të Bashkisë Kamëz,  Rakip Suli që ditët e para të marrjes së detyrës . Zoti Suli e ka konsideruar veten që atë ditë shërbëtor të bashkëqytetarëve të tij, ndaj dhe kujtojmë që në startin e detyrës së tij, puna nisi me përmirësimin e infrastrutkurës në shkolla, kopshte dhe çerdhe si hap i parë, duke qenë se do të niste viti i ri shkollor.

E kjo ndodhi madje në kohë rekord u bë e mundur falë ndërhyrjes energjike të stafit të bashkisë pas porosisë së prerë të kryebashkiakut. Bëhet fjalë për muajt shtator-dhjetor2019, ku u përmirësua infrastruktura arsimore deri tek ndërhyrja për të ofruar ngrohje në shkolla.

Viti 2020, do të vinte ndryshe për shkollat, kopshtet dhe çerdhet, sepse kryebashkaiku Suli ishte i qartë. Ky projektbuxhet ishte tërësisht i përqëndruar tek qytetari, tek shkollat dhe çerdhet dhe tek të rinjtë e Kamzës. Pas miratimit të buxhetit të këtij viti kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se: – “Prioriteti kryesor do të përqëndrohet tek ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë!”.

E në fakt kështu ka ndodhur. Ky vit ka qenë kantier ndërtimi me qëllimin e qartë; përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës arsimore ku është punuar dukshëm në rikonsruksionin e objekteve arsimore si dhe ndërtimin e mjaft të tjerave nga themelet dhe me standartet bashkëkohore.

Kryebashkiaku Rakip Suli iu desh të të përballet me problemet e trashëguara në arsim dhe në komunikim më vartësit me të marrë detyrën pas zgjidhjeve emergjente vitin e kaluar në muajt e parë në detyrës projektoi ndryshimin rrënjësor të situatës për vitin 2020 dhe sot po ndërton shkolla dhe kopshte te reja aq shumë të munguara për qytetarët.