Furnizimi me ujë përmes ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimi i KUN-ve, prioritet i Bashkisë Kamëz

Investimet publike nuk kanë të ndalur në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz. Prioritet absolut i kryetarit të Bashkisë Rakip Suli ka qenë dhe mbetet ndryshimi rrënjësor i infrastukturës si dhe çdo investim të jetë me standarde bashkëkohore.

E ndërsa punohet kudo, diku një rrugë, diku një çerdhe, kopësht, shkollë, përmirësim të ndjeshëm po pëson dhe ndërtimi dhe rehabilitimi i rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e ndërtimit të rrjetit të ri të kanalizimeve apo rehabilitimit të tij aty ku dëmtohet, pa lënë pas dore as investimin në rrjetin e ujërave të ndotura.

Punimet që kryhen në terren inspektohen nga afër nga vetë kryetari i Bashkisë Rakip Suli i cili shkruan: -“Edhe Zall-Mneri i kthyer në një kantier pune! Nisin punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe rikonstruksionin e depos së Zall-Mnerit! Ky investim do t’i sigurojë furnizimin me ujë të pijshëm të gjithë zonës!”

                                                                         

Në një tjetër status z.Suli shkruan: – “Me po të njëjtin ritëm, vijon puna për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në lagjen 4, në Bathore. Së shpejti, e gjithë zona do të furnizohet me ujë, duke ofruar cilësinë dhe shërbimin e munguar për qytetarët. Punëm, Po, llafe Jo!”.

                                                                          

Në vëmendje të veçantë të Bashkisë po punohet dhe në rrjetin e kanalizimeve të ujravë të ndotura. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli që në ditët e para të marrjes së detyrës pas ankesave të banorëve ka mundësuar ndërhyrjen emergjente në kohë vere të rikonstruksionit të mjaft KUN-ve që kishin shpërthyer në rrugë dhe lagje dhe banorët mezi qëndronin në shtëpitë e tyre.

“Me po të njëjtin ritëm, vijojnë punimet për ndërtimin e KUN në rrugën “Mehmet Xhevori”, në Paskuqan-1. E pabesueshme por e vërtetë! Kjo është Kamza moderne që kemi gjetur! Pas 30 vitesh harresë, tashmë nisëm punën për ndërtimin e KUN në lagjen “Skeja”, në Paskuqan-1″ -shkruan z.Suli.

                                                                 

Ndërkohë kryebashkiaku i Kamzës premton se: -“Shumë shpejt mer fund rreziku i shkaktuar ndër vite në këtë zonë! Punimet për ndërtimin e KUN në lagjen 5, Bathore vijojnë pa u ndalur! Ka nisur puna për ndërtimin e KUN në lagjen 5, në Bathore. Ky investim, që përfundon brenda pak ditesh, do t’i japë fund rrezikut të epidemisë të shkaktuar ndër vite”.