Na kontaktoni

Drejt përfundimit ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas. Kryetari Z. Rakip Suli dhe Ministrja Zj. Ogerta Manastirliu inspektojnë punimet

🏫 🏗 Drejt përfundimit puna për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi”, në Laknas, e cila duke filluar nga shtatori, do të mirëpresë 600 nxënës me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive.
Bashkë me Rakipin pamë nga afër ecurinë e punimeve në këtë shkollë model në Bashkinë e Kamzës, ku do të nisim edhe dy investime të reja në shkollën “100 Vjetori” dhe në shkollën “Dom Nikoll Kaçorri”, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë kemi në proces ndërtimi rreth 40 objekte arsimore, duke përfshirë mjedise për mësim, sport dhe aktivitet fizik që ndikojnë drejtpërdrejt në mirërritjen e fëmijëve tanë.🏫👩‍💻📚👩‍🏫

Njoftime të ngjashme

Drejt përfundimit rruga “Rilindja” dhe rrugicat e bllokut Valias–Laknas me gjatësi prej 1.8 km, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën për banorët

Drejt përfundimit rruga “Rilindja” dhe rrugicat pingule me të, me një gjatësi prej . km, të cilat janë pjesë e...

Kampionati sportiv “Sfida 2026” angazhon një numër të lartë pjesëmarrësish, me 163 ekipe dhe 1900 nxënës të përfshirë në garë

Kampionati sportiv “Sfida 2026” ka angazhuar këtë vit një numër të lartë pjesëmarrësish në Kamëz, me ekipe dhe nxënës të...

Kopshti “Xixëllonjat” në Valiasin e Vjetër, 5 vite përkushtim, profesionalizëm dhe ngrohtësi

Në Kopshtin “Xixëllonjat” ,Valias i Vjetër Gëzuar 5-vjetorin çdo vogëlushi që është pjesë e rrugëtimit tonë dhe është rritur me...