Contact Us

Drejt përfundimit ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas. Kryetari Z. Rakip Suli dhe Ministrja Zj. Ogerta Manastirliu inspektojnë punimet

🏫 🏗 Drejt përfundimit puna për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi”, në Laknas, e cila duke filluar nga shtatori, do të mirëpresë 600 nxënës me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive.
Bashkë me Rakipin pamë nga afër ecurinë e punimeve në këtë shkollë model në Bashkinë e Kamzës, ku do të nisim edhe dy investime të reja në shkollën “100 Vjetori” dhe në shkollën “Dom Nikoll Kaçorri”, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë kemi në proces ndërtimi rreth 40 objekte arsimore, duke përfshirë mjedise për mësim, sport dhe aktivitet fizik që ndikojnë drejtpërdrejt në mirërritjen e fëmijëve tanë.🏫👩‍💻📚👩‍🏫

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori, Kamëz! #BashkiaKamëz #Vjeshtë #KamzaVetëmPërpara

...

Nxënësit e shkollave të Kamzës i japin ngjyra dhe jetë pedonales së Liqenit të Paskuqanit, përmes artit, talentit dhe krijimtarisë së tyre

Liqeni i Paskuqanit Nxënësit e shkollave të Kamzës po i japin ngjyra dhe jetë pedonales së Liqenit të Paskuqanit, përmes...

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli inspekton punimet në rrugën “Sulejman Rrapi”, në Babrru-Qendër

Babrru-Qendër | Rruga “Sulejman Rrapi” #KamzaVetëmPërpara #InvestimeInfrastrukturore #BashkiaQëDuam

...