Investimet në arsim kanë qenë në fokusin e kryetarit të bashkisë që ditët e para të punës së tij duke e etiketuar arsimin dhe infrastrukturën arsimore si objektivin kryesor ku duhet ndërhyrë dhe ku duhen bërë investime.
Nga Kamza e Bathorja, Laknasi, Valiasi, Paskuqani dhe Babrroi janë hapur kantiere ku janë ndërtuar dhe rikonstruktuar objekte arsimore.
Një nga premtimet e kryetarit Rakip Suli ka qenë dhe çerdhja në Babrru, e cila kishte vite që kishte degraduar dhe ishte lënë në mëshirë të fatit, ndërsa sot ajo është një realitet i mrekullueshëm, që do të hapi dyert për 130 vogëlushë të zonës me cilësi dhe standartet më të mira.
Godina do jetë me ambiente komode, kuzhinën dhe ushqimin, këndin e lojrave, sistemin e ngrohjes më të mirë dhe fjetjen.
Lajmin e jep vetë kryebashkiaku Suli në rrjetin social Facebook ku thotë:
Mirëmëngjes ! E nisëm javën me çerdhen e re në Babrru-Qendër, të ndërtuar me standarte dhe cilësi bashkëkohore ku përfshihen kuzhina moderne, sistemi i ngrohjes qëndrore, ambienti i fjetjes dhe këndi i lojërave për 130 vogëlushë të zonës! Shumë shpejt hap dyert falë mbështetjes nga SDC dhe ADA! Faleminderit#RDPA dhe #FSHZH