Bashkia Kamëz vazhdon punën për ndërtimin e rrugëve me standarte. Ja zonat ku po punohet

Çdo ditë që kalon sjell transformimin e Kamzës dhe Paskuqanit. E gjithë zona është kthyer në kantier ndërtimi. Punohet kudo dhe qëllimi i kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës. Çdo segment rruge që po ndërtohet nga Bashkia Kamëz është me standarte dhe për këtë nuk mungon as porosia dhe përkudesja e kryebashkaikut Rakip Suli përmes inspektimeve në terren.

Teksa inspekton punimet në terren z.Suli shkruan: “Valias – Po punohet intensivisht, me cilësi dhe standarte infrastrukturore, për ndërtimin e rrugës “Thethi”. Bathore – Në rrugën “Grykë Çaje” ku vijon puna për segmentin prej 140 ml, trotuaret dhe ndriçimin me cilësi dhe standartet më të mira. Në Bathore së shpejti falë punës intensive, rruga “2 Prilli” do të jetë tërësisht e transformuar me standarte infrastrukturore dhe në shërbim të komunitetit ku po punohet pa ndalim për ndërtimin e rrugës, ndriçimit dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve.

Standarte dhe cilësi për qytetarët”. Po në territorin e Kamëz, konkretisht në Bathore zonë e kthyer në kantier ndërtimi po punohet në rrugën “Bërxull” ku vijon puna me ritëm të lartë për ndërtimin dhe rehabilitimin me cilësi dhe standartet më të mira. E po në Bathore vijon puna edhe për ndërtimin e rrugës “Zall-Dardhë” dhe ndërtimin e avllive për qytetarët. Standarte dhe cilësi në investimet tona infrastrukturore. Në zonën e Laknasit nisi puna për ndërtimin e rrugës “Lura” dhe në kohë rekord përfundoi asfaltimi, trotuaret, vijëzimin dhe ndriçimi prej 1.4 km rruge, me standartet më të mira, në shërbim të komunitetit të zonës si investim shumë i rëndësishëm për banorët pas vitesh harresë duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të zonës”.

Edhe Paskuqani ka qenë në vëmendje maksimale të bashkisë dhe kryebashkiakut Suli. “Përfunduam asfaltimin e rrugës “Faik Kulla” në Fushë Kërçik duke krijuar lehtësira për komunitetin e zonës. Standarte dhe cilësi në investimet tona infrastrukturore. Në Paskuqan në rrugën “Marin Barleti” ku po punohet për trotuaret dhe ndërtimin e segmentit rrugor me standartet më të mira si dhe rrugën “Havzi Nela”, me një gjatësi prej 606 ml, ku dhe po punohet për; shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve që konsiston në; shtrirjen e trotuareve; ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës; vijëzimin; ndriçimin. Po në Paskuqan rruga “Fahri Ramadani” po transformohet dita ditës, falë punës intensive për ndërtimin e saj.

Standarte dhe cilësi pune, në çdo investim. Përfundon edhe rehabilitimi i urës tek rruga “Elez Isufi”, në Babrru. Një tjetër investim i Bashkisë Kamëz që lehtëson trafikun dhe lidhjen me Bashkinë e Tiranës! Standarte infrastrukturore! S’ka kohë për pushim! Për bashkinë që duam!” – shkruan kryebashkiaku Rakip Suli në inspektimet e kryera në këtë zonë ku prioritet i tij nuk është vetëm kryerja e sa më shumë investimeve në dobi të qytetarëve duke përdorur me transparencë maksimale çdo të ardhur nga taksat e tyre, por dhe investime me cilësi.