Arsimi Që Duam! Vazhdon ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkolla me standarte europiane në Kamëz. Zona ku punohet

Arsimi ka qenë një ndër prioritetet absolute të Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli. Në gati dy vite në detyrë është bërë një punë shumë e madhe në këtë sektor ku institucioni Bashkia Kamëz në bashkëpunim me qeverinë kanë mundësuar rikonstruksionin dhe ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave me standartet më të mira, një ndryshim ky rrënjësor krahasuar më atë çfarë bëhej më parë.

Përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës arsimore mbetet obligim i kryebashkiakut Suli për faktin që dhe nisja e mandatit ose ditës së parë të punës në bashkinë Kamëz përkoi një muaj thuajse para nisjes së vitit të ri mësimor 2019-2020, ku iu desh një ndërhyrje emergjente prej tij për t’iu gjendur pranë që shkollat, kopshtet dhe çerdhet në Kamëz ti hapin dyert me një infrastrukturë të përmirësuar dhe jo të lënë në harresë si më parë.

Situata sot është krejt e pakrahasueshme, është si dita me natën. Investimet janë fakt, flasin qartë, shihen nga qytetarët dhe cilësia e tyre është shumë e mirë. Eshtë punuar dhe vazhdon të punohet në terren me qëllim rikonsruksionin dhe ndërtimin e sa më shumë shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duke qenë ky dhe një premtim dhe prioritet i kryetarit të Bashkisë Kamëz.

Kryetari i Bashkisë Kamëz çdo ditë gjendet në terren duke inspektuar punimet. Nisjen, ecurinë dhe përfundimin e punimeve e njofton personalisht teksa shkon për të parë ecurinë e tye.

Në një prej inspektimeve shkruan: – “Babrru-Qendër ku po merr jetë çerdhja e re me sipërfaqe 610 m2, e ndërtuar me standartet më moderne dhe bashkëkohore falë mbështetjes nga #Eu4Schools! Në shtator hap dyert për 130 vogëlushë të zonës!”.

Në një tjetër inspektim nga L aknasi, zoti Suli shkruan: “Vijon puna për ndërtimin nga e para e kopshtit “Dom Nikollë Kaçorri”, i cili do të rilindë më i bukur dhe më i madh se kurrë më parë, me mbështetje dhe financim të #Eu4Schools. Njëkohësisht po punohet për rikonstruksionin e shkollës dhe shtimin e ambienteve të reja! Arsimi prioriteti ynë! Ne nuk ndalemi!”.

Duke lajmëruar përfundimin e një tjetër investimi në një prej shkollave të qytetit z.Suli shkruan: – “Kënaqësi e veçantë të ndaja disa momente me nxënësit e talentuar të shkollës “100 vjetori” gjatë performancës së tyre artistike në palestrën e re e moderne, të sapo përfunduar! Bashkia që duam, punë jo llafe”.

“E pabesueshme, por e vërtetë! Me vogëlushët e kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, i cili falë mbështetjes së kryeministrit z.Edi Rama u rindërtua me standartet më bashkëkohore! Sot, pas 30 vitesh edhe në Paskuqan një kopësht që ofron ushqim, fjetje dhe komoditet për të vegjlit! Ndërkohë fëmijët e familjeve me përkrahje sociale e përfitojnë falas!”- shkruan, kryetari i Bashkisë Kamëz .

Kryebashkiaku Rakip Suli ndërkohë paralamëron të tjera investime të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës arsimore teksa shkruan: -“Në Kamëz gjatë prezantimit të projektit fantastik për rikonstruksionin total të shkollës “Ibrahim Rugova”! Projekti përfshin kushtet dhe standartet arsimore më të mira europiane për nxënësit dhe mësuesit e shkollës.

“Në Kamëz ku prezantuam projektin për rikonstruksionin total të shkollës “Kamza e Re”! Projekti do të krijojë kushtet dhe standartet më të mira europiane dhe ndërtimin e palestrës së re për 1002 nxënës të zonës!” – thotë kryetari i Bashkise Kamëz Rakip Suli.