Arsimi prioritet i kryebashkiakut Suli. Në Kamëz po ndërtohen shkolla, kopshte dhe çerdhe me standarte

Mbështetja e arsimit përmes përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës me rikonstruksionin dhe ndërtimin e ambienteve të reja, por dhe ndihmës direkte përmes mbështetjes të nxënësve të dalluar dhe atyre në nevojë ka qenë angazhimi i kryebashkiakut Rakip Suli që ditët e para të marrjes së detyrës.

Zoti Suli do të planifikonte këto investime edhe në buxhetet e viteve 2020 dhe 2021, vite që do të vinin ndryshe për shkollat, kopshtet dhe çerdhet. “Prioriteti kryesor do të përqëndrohet tek ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë!” – ishte ky premtimi i kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli, premtim ky që mund të konsiderohet i mbajtur teksa makineritë e ndërtimit po e transformojnë rrënjësisht infrastrukturën.

Në inspektim të punimeve në terren në disa nga objektet arsimore që po ndërtohen shumë më të mira në standartet që ishin më parë shkruan: -“E kishit menduar ndonjëherë shkolla të këtyre standarteve do të ndërtoheshin në Kamëz. Pamjet e e shkollës “Halit Coka”, në Bathore flasin vetë!

Edhe kopshti “Halit Coka” , i rilindur më i bukur dhe më i fortë se kurrë, hapi dyert për qindra vogëlushë të zonës”. Kopshti “Niko Hoxha” në Valias ka rilindur më i bukur, më i madh dhe më i fortë se kurrë, i cili për herë të parë do të ofrojë fjetje dhe ngrënie për qindra vogëlushë të zone”- thotë z.Suli.

Në territorin e Bashkisë Kamëz ndërkohë po ndërtohen të tjera objekte arsimore. “Në Paskuqan me financim dhe mbështetje të Bashkimit Europian dhe UNDP, vijon puna me ritme të larta për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Tahir Sinani”, e cila do të jetë më e bukur dhe më funksionale se asnjëherë më parë. Për një infrastrukturë arsimore model!. #Eu4Schools.

Shkolla “Dom Nikollë Kaçorri” në Laknas po rilind më e madhe, më e fortë dhe më e bukur, Arsimi prioriteti ynë i çdo dite pune #Eu4Schools. Edhe në Laknas vijon puna për ndërtimin e kopshtit “Dom Nikollë Kaçorri” i rilindur më i bukur, më i madh dhe më i fortë se kurrë, me standartet më të mira Europiane! #Eu4Schools. Ska kohë për pushim! Bashkia që duam PS3. Ata kanë fjalët ne punën!” – shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.