Na kontaktoni

Kryebashkiaku Rakip Suli inspekton punimet në çerdhen e re në Valias: Shumë shpejt hap dyert me standarte bashkëkohore!

Arsimi sot në Bashkinë Kamëz është në një tjetër nivel, me mbi 30 objekte arsimore të rikonstruktuara dhe ndërtuara nga e para, me kushte dhe standarte të Bashkimit Europian.

Sot fëmijët mësojnë në çerdhe dhe kopshte moderne, nxënësit në shkolla si gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë.

Ditën e sotme kryebashkiaku Rakip Suli ishte në Valias, ku pa nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re publike.

Një tjetër institucion model me gjithë standartet bashkëkohore, pas një sërë investimesh dhe veprash madhore në zonën e Valiasit.

Cerdhja hap dyert shumë shpejt dhe këtë premtim e jep vetë kryebashkiaku Suli në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

Mirëmëngjes ☀️!
E nisëm ditën në çerdhen e re publike në Valias🏫, e cila po ngrihet më e fortë dhe më e bukur, me standarte e kushte bashkëkohore✅.
Së shpejti, hap dyert për qindra vogëlushë të zonës😍!
#PërArsiminQëDuam
#PërKamzënQëDuam

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...