Na kontaktoni

Komisioneri Z. Oliver Varhelyi, delegacioni i BE dhe ministrja Znj. Evis Kushi, të shoqëruar nga kryebashkiaku, Z. Rakip Suli vizitojnë shkollën “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin “Luledielli” në Laknas

Ditën e sotme Komisioner i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Z. Oliver Varhelyi, i ngarkuari me punë i BE-së në Shqipëri, Z. Alexis Hupin, përfaqësuesja e UNDP për Shqipërinë, Znj. Monica Merino dhe Ministrja e Arsimit dhe sportit, Znj. Evis Kushi u pritën nga kryebashkiaku, Z. Rakip Suli.

Ata ishin në Laknas ku vizituan shkollën “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin “Luledielli”, të rindërtuar falë mbështetjes së Bashkimit Europian.

Në potimin e tij në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Rakip Suli shkruan:

Pata nderin të prisja sot:
Z. Oliver Varhelyi, Komisioner i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë;
Z. Alexis Hupin të ngarkuarin me punë të BE-së në Shqipëri;
Ministren Znj. Evis Kushi Dhe Znj. Monica Merino, përfaqësuese e UNDP.
Vizituam së bashku, shkollën 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin “Luledielli” në Laknas🏫, të rilindura më të mëdha, më të forta dhe më të bukura, falë mbështetjes dhe financimit të #EU4Schools✅.
Mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer🤝duke sjell standardet e BE me investimet në objektet arsimore Kamëz.
#Evropaështëkëtu, #EU4Schools.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...