Na kontaktoni

Bashkia Kamëz dhe Tirana Bank mbjellin pemë në Parkun e Paskuqanit

Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit sot ka arritur në 11.500, numri i pemëve të mbjella.

Një nismë e cila mori jetë falë kontributit të bizneseve, qytetarëve dhe vullnetarëve të cilët krijuan parkun për qytetarët e Paskuqanit.

Sot ishte Tirana Bank që dha kontributin e saj në rritjen e hapësirave të gjelbra në zonën e Liqenit të Paskuqanit, nën moton “Gjelbëro, Mbill, Riciklo”.

Të pranishëm ishin kryebashkiaku z.Rakip Suli dhe drejtori i Tirana Bank z.Dritan Mustafa.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli në fjalën e tij falenderoi Tirana Bank që ju bashkua nismës së bashkisë Kamëz, që sot numëron 11.500 pemë të mbjella në këtë park.

“E gjitha kjo sipërfaqe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës, komunitetit dhe qytetit”- e mbylli fjalën e tij z.Suli.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...