Contact Us

Bashkia Kamëz dhe Tirana Bank mbjellin pemë në Parkun e Paskuqanit

Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit sot ka arritur në 11.500, numri i pemëve të mbjella.

Një nismë e cila mori jetë falë kontributit të bizneseve, qytetarëve dhe vullnetarëve të cilët krijuan parkun për qytetarët e Paskuqanit.

Sot ishte Tirana Bank që dha kontributin e saj në rritjen e hapësirave të gjelbra në zonën e Liqenit të Paskuqanit, nën moton “Gjelbëro, Mbill, Riciklo”.

Të pranishëm ishin kryebashkiaku z.Rakip Suli dhe drejtori i Tirana Bank z.Dritan Mustafa.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli në fjalën e tij falenderoi Tirana Bank që ju bashkua nismës së bashkisë Kamëz, që sot numëron 11.500 pemë të mbjella në këtë park.

“E gjitha kjo sipërfaqe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës, komunitetit dhe qytetit”- e mbylli fjalën e tij z.Suli.

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz garanton mbështetjen për fëmijët në nevojë, edhe në vitin 2027

Pranë çdo fëmije që ka nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje. Një angazhim që vijon edhe në vitin 2027....

Mirënjohje për Ndërmarrjen e Pastrimit për përkushtimin dhe punën e përditshme në shërbim të komunitetit

Mirëmëngjes! Faleminderit Ndërmarrjes së Pastrimit për kujdesin dhe përkushtimin e përditshëm! #KamzaVetëmPërpara #Mirënjohje #BashkiaQëDuam

...

Zhvillohet Kupa Rinore “Sfida 2026”, një traditë sportive që bashkon të rinj e të reja të Kamzës

SFIDA 2026 | Sporti bashkon të rinjtë! Sot, më datë 12.11.2026, në palestrën e gjimnazit “Sulejman Elezi”, u zhvilluan ndeshjet...