Bashkia Kamëz vijon punën pa ndalim për përmirësimin e ujësjellësit në qytet duke ndërhyrë sistematikisht në të gjitha zonat problematike.
Duke pasur prioritet qytetarin dhe përmirësimin e furnizimit me ujë për ta, bashkia Kamëz ka nisur një seri investimesh për ti dhënë zgjidhje përfundimtare problematikave të shumta të lëna nga administrata e mëparshme.
Në Paskuqan dhe Babrru po bëhen disa ndërhyrje ku përfshihet ndërtimi i depos prej 2000 m3 dhe shtrirja e rrjet të ri, pra zëvendësimi i linjave të amortizuara që nga viti 1973.
Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook thotë:
Me këto investime që do të përfundojnë shumë shpejt, do të arrihet ti jepet zgjidhjeve qytetarëve, pas mbi 30 vitesh harrese totale.