Na kontaktoni

Drejt përfundimit ndërtimi i shkollës 9-vjeçare në zonën e Frutikulturës

Bashkia Kamëz në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë janë duke përfunduar punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në zonën e Frutikulturës, në të cilën nuk ishte vënë dorë prej gati 12 vitesh, duke krijuar tashmë një mjedis të ngrohtë dhe bashkëkohor për nxënësit që do të ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ndërsa inspektoi punimet e kryera dha lajmin e mirë për gjithë prindërit e kësaj lagje se fëmijët e tyre do ta nisin vitin e ri shkollor 2020-2021 pranë shkollës së tyre dhe me kushte komode.

Ndër të tjera Suli shtoi se falë këtij projekti dhe këtij investimi është bërë e mundur ndërtimi i kësaj shkolle me parametra bashkëkohorë për t’iu ofruar nxënësve të këtij komuniteti mundësi mirë-edukimi dhe kushte komode, palestër tërësisht të transformuar dhe kënde sportive, instalimin e sistemit të ngrohjes dhe të gjitha facilitetet për mundësimin e të gjitha kushteve për nxënësit e kësaj shkolle.

Arsimi mbetet prioriteti jonë dhe gjatë këtij viti do ndërhyet në të gjitha shkollat e Kamzës për vendosjen në funksion të sistemeve ngrohëse dhe rehabilitimin e të gjitha shkollave, ku për vite nuk është vënë dorë nga bashkia.

 

 

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli dhe Drejtoria e Projekteve dhe Investimeve, analizojnë ecurinë e punimeve infrastrukturore në të gjitha njësitë e Bashkisë Kamëz

Mirëmëngjesi Nisim ditën me stafin e Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve, ku po vijon ecuria e punimeve në infrastrukturën rrugore...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli, së bashku me Prefektin e Qarkut Tiranë Z.Shkëlqim Hajdari, vizitë në Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz

Sot vizituam Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz , së bashku me Prefektin e Qarkut Tiranë ,Z.Shkëlqim Hajdari, ku pamë nga...

Në Kopshtin “Bota e Luleve”, dita nis plot me dashuri dhe buzëqeshje për fëmijët

Çdo mëngjes nis me buzëqeshje , hapa të vegjël dhe dashuri të madhe në Kopshtin “Bota e Luleve” #KamzaVetëmPërpara #BashkiaQëDuam...