Na kontaktoni

Bashkia Kamëz në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeteti: Ndihma me anë të çadrave të emergjencës, ushqimeve dhe përkujdesit shëndetësor për të prekurit

Edhe Kamza është prekur nga tërmetet e datës 21 shtator dhe 26 nëntor duke pasur dëme tek banesat e qytetarëve. Reagimi i Bashkisë Kamëz ka qenë i shpejtë ku duke kordinuar në kohë rekord edhe me strukturat e tjera shtetërore iu është gjendur pranë banorëve.

Nga ana e Bashkisë Kamëz u ofrua menjëherë ndihma e parë në terren ku ndihmuan në instalimin e çadrave të emergjencës, u sigurua ushqim.

Eshtë mundësuar dhe ofrimi i shërbimit shëndetësor si dhe vëmendje i është kushtuar edhe konstatimit të dëmeve dhe ofrimit të ndihmës për rindërtimin e shtëpive, proces që është në vazhdim!.

Sikurse dhe për termetin e datës 21 shtator, edhe të dëmtuarit në tërmetin e dytë më 26 nëntor janë paraqitur në Bashki për të deklaruar dëmet që kanë pësuar dhe më pas ekspertët dhe inxhinerët e bashkisë kanë shkuar në terren pë rverifikimin dhe konstatimin e shtëpive të pabanueshme!.

Të gjithë qytetarët e prekur morën ndihmën nga bashkia me të gjitha mjetet e nevojshme duke iu qëndruar pranë për kalimin e këtij momenti të vështirë.

 

Njoftime të ngjashme

Episodi i gjashtë i podcastit “Zëri Kamzës”

Episodi 6 i Podcastit “Zëri i Kamzës” Një bisedë me Drejtoreshën e Ndihmës Ekonomike dhe Strehimit Social mbi mbështetjen për...

Kryebashkiaku z. Rakip Suli promovon aktivitetet e projektit “Sport-Verë 2026” për fëmijët e Kamzë

Mirëmëngjes nga Ambientet Sportive “Shaban Uka” në Parkun e Liqenit të Paskuqanit! Ka nisur projekti “Sport-Verë 2026”, me aktivitetet e...

Shkolla “Angela Merkel” mirëpret workshop-in “ARTvokim – Demokracia përmes Artit

Në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel ” Kamëz, u zhvillua workshop-i “ARTvokim – Demokracia përmes Artit”, në kuadër të projektit “Të...