Na kontaktoni

Granti 73 mijë euro nga Ambasada Japoneze/ Suli: Shumë shpejt Bashkia Kamëz do të ketë zjarrëfikësen e saj të parë

 

Ambasadori Japonez vizitoi për herë të parë Bashkinë Kamëz , ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Suli.

Në takimin e zhvilluar me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T,  Z. Makoto Ito, u firmos marrëveshja e Grantit për “Projektin për Përmirësimin e Masave Mbrojtëse ndaj rreziqeve të zjarrit dhe përmbytjeve në Bashkinë e Kamzës”.

Me firmosjen e Grantit, Ambasada Japoneze mundësoi 73 mijë euro, për blerjen e një mjeti zjarrëfikës për Bashkinë e Kamzës.

Suli theksoi se për 12 vite qytetarëve të Kamzës u ka munguar shërbimi zjarrëfikës.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për këtë investim, duke pohuar se ky është një shërbim i ri, që do t’ju vijë në ndihmë të gjithë komunitetit të Kamzës.

Njoftime të ngjashme

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit! #BashkiaQëDuam #LiqeniPaskuqanit #KamzaVetëmPërpara

...

Episodi i nëntë i podcastit “Zëri Kamzës”

ZËRI I KAMZËS – EPISODI 9 Kush kujdeset për qytetin tonë çdo ditë? Në këtë episod, së bashku me Drejtorin...