Contact Us

Granti 73 mijë euro nga Ambasada Japoneze/ Suli: Shumë shpejt Bashkia Kamëz do të ketë zjarrëfikësen e saj të parë

 

Ambasadori Japonez vizitoi për herë të parë Bashkinë Kamëz , ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Suli.

Në takimin e zhvilluar me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T,  Z. Makoto Ito, u firmos marrëveshja e Grantit për “Projektin për Përmirësimin e Masave Mbrojtëse ndaj rreziqeve të zjarrit dhe përmbytjeve në Bashkinë e Kamzës”.

Me firmosjen e Grantit, Ambasada Japoneze mundësoi 73 mijë euro, për blerjen e një mjeti zjarrëfikës për Bashkinë e Kamzës.

Suli theksoi se për 12 vite qytetarëve të Kamzës u ka munguar shërbimi zjarrëfikës.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për këtë investim, duke pohuar se ky është një shërbim i ri, që do t’ju vijë në ndihmë të gjithë komunitetit të Kamzës.

Njoftime të ngjashme

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim

📢 28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion dhe...

Përfundon investimi në rrugën “Daut Çerpja”, me standardet më të mira infrastrukturore

Mirëmbrëma nga rruga “Daut Çerpja”! Përfundon investimi me të gjitha standardet, duke përfshirë: Kanalizime Asfaltim Trotuare Ndriçim publik #BashkiaKamëz #Investime...

Përfundon investimi në rrugën “Hajri Skeja”, duke sjellë kushte më të mira dhe më shumë akses për banorët e zonës

Mirëmëngjes nga rruga “Hajri Skeja”! Ka përfunduar investimi në infrastrukturën rrugore, duke sjellë kushte më të mira dhe më shumë...