Na kontaktoni

1500 pemë mbillen në Parkun e Paskuqanit, kryebashkiaku Suli: Rehabilituam digën në kohë rekord, ndërsa sot po krijojmë kurorën e gjelbër dhe po i rikthejmë frymëmarrjen zonës

Kamza dhe Paskuqani Green tanimë nuk janë më një ëndërr e largët por një realitet e prekshëm nga të gjithë. Falë punës dhe këmbënguljes së kreyebashkiakut Suli dhe stafit të tij, nis sot një kapitull i ri për të gjithë qytetarët e Kamzës dhe jo vetëm, me një aksion gjigand për mbjelljen e pemëve, gjelbërimin e zonës dhe krijimin e kurorës së gjelbër të Parkut të Paskuqanit.

Falë mbështetjes së qeverisë Rama, për herë të parë Kamza do të ketë parkun e saj, Parkun e Liqenit të Paskuqanit.

Pas marrjes së pronësisë së 84 ha sipërfaqe në zonën e këtij liqeni nga Bashkia Kamëz, punimet për rehabilitimin e digës së liqenit përfunduan në një kohë rekord, dhe shumë shpejt përfundojmë pedonalen dhe pyllin orbital.

Në kuadër të këtij projekti u bë e mundur gjithashtu ndërtimi i pedonales fillestare, ambienteve çlodhëse për banorët e Kamzës, si dhe vënia në funksion e ndriçimit, përgjatë këtij parku.

Gjatë ditë së sotshme, me prezencën e kryetarit të Bashkisë Kamëz, z.Rakip Suli dhe Ministres së Turizmit znj.Mirela Kumbaro nisi aksioni i mbjelljes së 1500 pemëve përgjatë parkut, falë kontributit të qytetarëve.

Z.Suli theksoi se Kamza dhe Paskuqani asnjëherë nuk janë dukur kaq bukur dhe se është shumë krenar për ndërtimin e këtij parku, si dhe gjithë punëve të tjera që po realizohen në këtë bashki, të cilat premtojnë shumë për një të ardhme më të mirë të Kamzës.

Theksojmë se, aksioni i mbjelljes së pemëve do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbërta, si dhe në rikthimin e frymëmarrjes dhe kurorës së gjelbërt të zonës.

Njoftime të ngjashme

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...

“Bravo Bravissimo Shqipëria – Kamza” vjen në skenën e Pallatit të Kulturës “Artan Cuku” më 28 mars

Me 28 Mars, ora 15:00, në Pallatin e Kulturës “ Artan Cuku” Kamëz, do të zhvillohet spektakli “Bravo Bravissimo Shqipëria...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli viziton pas rikonstruksionit Kopshtin Nr.18 “Lepurushët” dhe shkollën 9-vjeçare “Dom Nikoll Kaçorri” në Babrru

Babrru, Kodër e Kuqe Vizitë në Kopshtin Nr. 18 “Lepurushët” dhe në Shkollën 9-vjeçare “Dom Nikoll Kaçorri” Pas rikonstruksionit ,...