Premtimi kryesor i kryetarit të Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli ishte investimi në arsim dhe transformimi rrënjësor i infrastrukturës arsimore në Kamëz.
Dikur nuk kishte një çerdhe publike qyteti dhe asnjë shkollë me cilësi dhe standarte, ndërsa sot e themi me krenari, që infrastruktura arsimore e qytetit tonë është model.
Premtime të mbajtura duke nisur nga Babrroi dhe Paskuqani, me çerdhe, kopshte dhe shkolla të ndërtuara nga e para dhe të rikonstruktuara cilësisht dhe me standarte.
Bathore, Laknas, Valias, Kamëz dhe kudo është vënë dorë duke ndërtuar objekte arsimore si në gjithë vendet e Bashkimit Europian, ku fëmijët ndihen komodë dhe të lumtur të mësojnë dhe të arrijnë rezultate maksimale.
Janë 30 objekte arsimore të përfunduara brenda këtyre viteve dhe sot në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, kryebashkiaku Rakip Suli zgjodhi të bëjë urimin e tij, nga dy shkollat e reja në Paskuqan, shkolla “Jashar Hoxha” dhe gjimnazi “Isa Boletini”.
Më poshtë urimi i plotëi i kryetarit Rakip Suli në rrjetin social Facebook: