Mbill një pemë, shto një jetë është motoja e re e fushatës dhe aksionit për gjelbërimin e Kamzës dhe krijimin e kurorës së gjelbër të Parkut të Liqenit të Paskuqanit.
Aksioni i mbjelljes së pemëve i nisur para tre javësh në Bashkinë Kamëz, vijon çdo ditë, me vullnetarë, qytetarë dhe biznese që kanë shprehur dëshirë dhe na janë bashkuar në këtë mision që i jep jetë qytetit tonë.
Një falenderim i veçantë shkon dhe për Bankën Credins që i është bashkuar nismës së Bashkia Kamez për të shtuar gjelbërimin e Parkut të liqenit të Paskuqanit.
Mjedisiështë mjaft i rëndësishëm për ne, ndaj, drejtues të Bashkisë dhe punonjës të bankës, kanë ndërtuar një brez të gjerë me pemë bliri përreth liqenit.
Gjithashtu dhe biznesmenë i janë bashkuar fushatës sonë, ku rasti më i fundit ishte i zotit Refki Hysenaj i cili kontribuoi si banor i kësaj zone, me të cilin sëbashku sot i shtuam parkut 10 pemë të tjera!
Më poshtë dhe postimi i kryebashkiakut Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:
Mirëmëngjes ☀️!
Vijon çdo ditë aksioni i mbjelljes së pemëve në Parkun e Paskuqanit! 🌳💚
Falenderim të veçantë z.Refki Hysenaj për kontributin e dhënë si banor i kësaj zone, me të cilin sëbashku sot i shtuam parkut 10 pemë të tjera!