Na kontaktoni

U dëmtuan nga tërmeti, Bashkia Kamëz nis punën për rindërtimin nga e para të 24 banesave

 

Tërmeti i parë i 21 shtatorit shkaktoi dëme edhe në Kamëz. Fatkeqësitë natyrore nuk parashikohen, por duhet që të bëhet e pamundura të ndihmohen qytetarët që t’i kalojnë sa më lehtë duke iu ofruar ndihmën e duhur institucionale.

Këtë detyrim institucional Bashkia Kamëz e ka kryer më së miri. Veç ndihmës së parë të dhënë menjëherë në terren nga strukturat e Bashkisë ekspertët kanë bërë verifikimin dhe konstatimin e shtëpive të pabanueshme pas tërmetit për të nisur më parë nga puna për ndërtimin e tyre!

“Falë mbështetjes së qeverisë, ka nisur puna për rindërtimin e 24 banesave të dëmtuara. Filluam dhe ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, të familjeve: Lini, Laska dheDoçi, të cilëve i dorëzohen në dorë çelësat e banesave përkatëse!”- thotë kryebashkaiku Suli.

Kryebashkiaku i Kamzës Suli garanton se së shpejti do të përfundojë ndërtimi i 24 shtëpive.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...