Na kontaktoni

Informacion tjetër

Informacion Tjetër

1.Bashkia në proçesin e integrimit evropian

  • Projektet
  • Dokumente strategjike
  • Ide dhe projekte

2. Bashkia dhe shoqëria civile

3.Raporte, studime dhe vlerësime mbi zbatimin e Programit të Trasparencës

4. Strukturat komunitare

Strukturat komunitare funksionojnë bazuar në ligjin nr.139/2015 

                                 Administrata e njësisë administrative

  •  Në njësitë administrative funksionon administrata që drejtohet nga administratori.
  •  Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për
    funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në
    njësinë administrative përkatëse.
  • Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative janë pjesë të strukturës dhe
    organikës së administratës së bashkisë.

                               Detyrat e administratës së njësisë administrative

  • a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;
  • b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe
    njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;
  • c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
  • ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;
  • d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;
  • dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave,
    terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
  • e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj
    territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit;
  • ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën
    juridiksionin e saj territorial;
  • f)mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;
  • g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën
    juridiksionin e saj territorial;
  • gj)propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;
  • h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.