Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi, në Kamëz punohet kudo. Po punohet në investimet publike në infrastrukrurën rrugore, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe ujërave të bardha, po përmirësohet rrënjësisht infrastruktura arsimore, shëndetësore etj.
Prioritare në këtë kohë ka qenë dhe ndihma ndaj familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe kryebashkiaku Rakip Suli personalisht jo vetëm interesohet por dhe inspekton nga afër punimet që po kryhen në këtë objekte.
E ndërsa po punohej në shtëpitë e mjaft familjeve dhe qytetarët janë gati të hynë në në to, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli e nisi vitin e ri 2021 me një njoftim të rëndësishëm kur më 6 janar do të shkruante: “Nisëm vitin plot energji, me rindërtimin e shtëpive edhe për familjet e Besnik Doku, Halit Dardha, Sulejman Murati dhe Fadil Gjika. Mbështetje dhe përkrahje e vazhduar, për çdo familje të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Në vijim, kryebashkiaku Suli ka njoftuar dhe inspektuar nisjen dhe vazhdimin e punimeve me intensitet të lartë të punës për rindëtimin në të tjera banesa. “Vazhdon puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, edhe për familjet Bilbil Billa, Fadil Gjika dhe Artan Spahiu. Vijojmë me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, edhe për familjet Simon Markaj, Lindita Hoxha dhe Hasan Kurpali, në Bathore si dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe për familjet Besnik Doku, Selman Demiri, Shkëlqim Spahiu dhe Dashamir Dogjani, Bathore.
Vijojmë me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, edhe për familjet; Lezam Mollaj, Nazmi Sava dhe Feta Oruçi në Bathore. Për “Bashkinë që duam PS 2021, “Për Shqipërinë që duam”, “Së bashku ringrihemi edhe më të fortë”!”- shkruan kryebashkaiku Rakip Suli në rrjetin social FB teksa njofton punën që po kryhet në terren për rindërtimin.
Nuk është kjo ndihma e vetme e qeverisë për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit. Kujtojmë që banorët e Bashkisë Kamëz, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të riparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit tashmë po shkojnë drejt fundit për marrjen e mbështetje financiare për meremetimin e tyre ku azhdon shpërndarja e grantit prej 1.6 milion USD, për 750 familje të prekura! Dhënia e dhënia e granteve të meremetimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz ka nisur në muajin qershor.