Na kontaktoni

Takimi i katërt me Grupin Lokal URBACT, në kuadër të projektit “U.R Impact

Takimi i katërt me Grupin Lokal URBACT, në kuadër të projektit “U.R Impact”

Drejtoria e Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik zhvilloi takimin e radhës në kuadër të projektit U.R Impact, të financuar nga Bashkimi Europian.
Tema kryesore e takimit ishte diskutimi mbi Planin e Veprimit të Integruar (Integrated Action Plan), me fokus shtimin e hapësirave të gjelbra në territorin e Bashkisë Kamëz. Ky proces synon të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale përmes hapësirave publike, në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe forcimin e kapitalit social.

Takimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës “Artan Cuku”, ku morën pjesë të rinj dhe përfaqësues të disa drejtorive të Bashkisë Kamëz.
Diskutimet frymëzuese dhe konstruktive midis organizatorëve dhe pjesëmarrësve treguan qartë interesin dhe vendosmërinë e të rinjve dhe punonjësve të bashkisë për të forcuar më tej kapacitetet në përfitimin e fondeve të Bashkimit Europian, në fushat e rinisë dhe rigjenerimit urban me impakt social.

Ndër aspektet e tjera të trajtuara, u theksua roli strategjik i fondeve IPA si instrument para-anëtarësimi në BE, krijimi i partneriteteve ndërkufitare, si dhe rëndësia e koordinimit të aktorëve lokalë për të maksimizuar përfitimet nga programet e financimit europian.
Takimi kontribuoi gjithashtu në identifikimin e mundësive konkrete për projekte të reja dhe në rritjen e kapaciteteve për zbatimin efikas të politikave të zhvillimit lokal. Projekti U.R Impact financohet nga Programi URBACT IV i Bashkimit Europian, ku Bashkia Kamëz, në cilësinë e partnerit, e zbaton projektin në bashkëpunim me nëntë bashki të tjera europiane

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz shpall thirrjen për grante për mbështetjen e projekteve të OSHC-ve që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve dhe politikave rinore

Bashkia Kamëz shpall thirrjen publike në kuadër të fuqizimit të të rinjve dhe politikave rinore, me qëllim fuqizimin e rolit...

Bashkia Kamëz është një nga 27 qytetet që po nxisin ndryshime të qëndrueshme përmes programit URBACT Pioneers Accelerator

Qyteti i Kamzës është bërë pjesë e nismës URBACT Pioneers Accelerator, një iniciativë e Bashkimit Evropian që synon forcimin e...