Arsimi është kolona kryesore dhe fokusi primar i çdo dite pune të kryetarit të Bashkisë Rakip Suli dhe stafit të tij. Në të gjithë territorin e Kamzës dhe Paskuqanit është bërë një revolucion transformues në arsim falë mbështetjes së qeverisë dhe bashkëpunimit me Eu4schools, me shkolla, kopshte dhe çerdhe të ndërtuara nga e para.
Institucione model si në të gjithë vendet e Bashkimit Europian me standartet më të mira për nxënësit e shkollave dhe fëmijët e kopshteve dhe çerdheve.
Për të qenë sa më pranë nxënësve dhe stafeve mësimore dhe për të dëgjuar objeksionet dhe për të marrë opinionet e tyre mbi çfarë duhet bërë më tepër, kryebashkiaku Suli ka zhvilluar një seri takimesh me ta dhe qytetarët.
Këtë e njofton vetë në rrjetin social Facebook ku thotë:
Gjithashtu në Bathore u zhvillua takim me qytetarët, mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Halit Coka” dhe kopshtit “Lulet e Jetës”, të transformuara rrënjësisht! Ja postimi i kryetarit të Bashkisë Rakip Suli:
Bathore, ku zhvilluam takim me qytetarët, mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Halit Coka” dhe kopshtit “Lulet e Jetës”, të transformuara rrënjësisht! Shumë krenar për punën e bërë në dy vite në infrastrukturën arsimore të qytetit tonë.