AlbanianEnglish

Bashkia Kamëz

Home RRETH KESHILLIT BASHKIAK

Këshilli Bashkiak, Detyrat dhe Vendimmarrja

Këshilli Bashkiak
• Është organi përfaqësues i Bashkisë;
• Funksion në bazë të rregullores së miratuar nga vetë këshilltarët;
• Ushtron vendimmarrjen e tij nëpërmjet vendimeve dhe rezolutave, të cilat publikohen në faqen zyrtare të internetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe afishohen në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike.
• Është i përbërë nga: Kryetari; Zv/kryetarët; Sekretari; Komisionet, Bordet, Këshilltarët.

Mbledhja e Këshillit
• Thërritet me kërkesën e Kryetarit të Këshillit; me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë, me kërkesë të jo më pak se 1/3 e anëtarëve të tij; thirret edhe nga prefekti për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
• Quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve.
• Realizohet e hapur ose e mbyllur për publikun. Me kërkesën e kryetarit të këshillit ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit bashkiak mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.

Detyrat dhe Vendimmarrja e Këshillit
• Vendimmarja me ose pa konsultim publik;
• Vendimmarrja sipas pjesëmarrjes së këshilltarëve në votim.

Këshilli bashkiak vendos për:
• Zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet; miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij, numrin maksimal të punonjësve,taksat e tarifat vendore. Me konsultim publik dhe vendimi miratohet me shumicën e votate të të gjithë anëtarëve të Këshillit.
• Zgjedh duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin, zëvendëskryetarët, sekretarin e këshillit dhe përfaqësuesit e këshillit në qark dhe i shkarkon;miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë; vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit; Pa konsultim publik dhe vendimi miratohet me shumicën e votate të të gjithë anëtarëve të Këshillit.
• Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve Me konsultim publik dhe jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.
• Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit public. Me konsultim publik dhe me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit.
• Miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar;organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë; vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet; vendos për simbolet e bashkisë, emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë; jep tituj nderi dhe stimuj;vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia. Pa konsultim publik dhe merren me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit.

Aktet e Këshillit Bashkiak:
• Publikohen në faqen zyrtare të internetit dhe afishohen në vende publike, të caktuara nga këshilli me akses të lirë publik, brenda territorit të njësisë dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre.
• Shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.