“Ti nuk do jesh kurrë vetëm.RINDËRTOJMË BASHKË”. Ky është premtimi i kryeministri Edi Rama për familjet që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti të cilin e ripërsëriti sërish në lidhjen live me kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetajn.
“Nis dhënia e granteve të meremetimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz 771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit”- shkruan kryeministri Edi Rama .
Në komunimin live, zoti Rama tha ndër të tjera se për familjet në shtëpi individuale dhe kolektive të riparueshme, për këtë kategori ne kemi thënë që në krye të herës së do të japim pagesë të drejtëpërdrejtë, mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare dhe proçesi po vazhdon sot në Bashkinë Kamzës ku ka filluar dhënia e mbështetjes financiare në postë drejtëpërdrejtë tek familjet.
Zoti Rama theksoi se: “Kamza në total sot shpërndan 163 milionë e 890 mijë lekë dhe bëhet fjalë 349 përfitues me dëmtime të lehta DS1, 261, DS2 dëmtime më të konsiderueshme pra mesatare dhe 161 përftues të shkallës DS3 dëmtime të konsiderueshme për të cilat qeveria paguan drejtëpërdrejt riparimin. Atëherë Rakip të përshëndes dhe njëherë dhe mbase është momentin të përcjellësh një informacion lidhur me ecurinë e procesit të Kamzës dhe mënyrën se si po ecën procesi dhe sigurisht dhe nesë mund të ndash me ne reagimin e qytetarëve”.
Kryetari i Bashkisë Kamëz në komunikimin e tij live tha: -“Faleminderit zoti kryeministër. Falenderimi sot vjen nga qytetarët e Kamzës dhe është e pabesueshme për ta që siç e the në krye të herës do i nxjerrësh paratë nga dheu dhe të jesh pranë qytetarëve dhe sot jemi pranë 771 famljeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në këtë moment që flasim, në tre Njësitë Administrative; Kamëz, Paskuqan dhe Bathore vazhdon shpërndarja pranë zyrave postare dhe ne kemi marrë parasysh faktin që jemi në gjendje pandemie i’u kemi lënë këtyre familjeve një orar duke i telefonuar që të mos grumbullohen të gjithë njëherësh, por çdo 15 minuta për të tërhequr fondet.
Si bashki dhe në fundjavë kemi qene në punë ku kemi firmosur kontratat për të 771 familjet dhe madje i kemi pajisur me lejen përkatëse që të mos vijnë dhe njëherë tek Njësia për tu pajisur me leje për riparimin e banesave të tyre.
Ne si Bashki kemi ngritur dhe një Zyrë Rindërtimi për t’i ndjekur hap pas hapi dhe investimet dhe pse jo duke iu ofruar asistencë këtyre familjeve nëse do të kenë nevojë. Doja të prek dhe pjesë tjetër ku jemi dhe në proces për ndërtimin e 4 objekteve arsimore për të nisur investimin në 3 kopshte dhe 1 shkollë dhe është mbyllur dokumentacioni ku jemi gati për të nisur investimin.
Do vazhdojmë dhe me projektet dhe me shkollat e tjera. Qytetarët e Kamzës kanë një falenderim shpirtëror dhe këtë e them në emër të tyre pasi nuk e kanë menduar sepse nuk ka ndodhur në 100 vjet as ka me ndodhur në 1 mijë kjo, pasi është e hera e parë që një qeveri i ka shpërblyer 100% nga dëmet e tërmetit, por dhe ne si bashki punojnë çdo ditë dhe në fundjavë për të qenë pranë tyre.
Ndërkohë ne si bashki po punojmë dhe për ndërtimin e 121 shtëpive të dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit dhe sot janë futur dy familje në banesa, kemi kaluar dhe DS5 të 191 familje ku do të iu ndërtohet shtëpia nga e para dhe vazhdojnë sot të përfitojnë bonusin e qerasë deri në momentin e përfundimit të shtëpive. Pyetjes se Ramës sa familje kanë marrë pagesën dhe sa pika shpërndarje janë zoti Suli iu përgjigjigj që është dita e parë dhe 70 familje e kanë marrë deri në momentin që po komunikimin bashkë.
Janë dy zyra postare në Kamëz, një Paskuqan dhe një në Bathore të planifikuara dhe organizuara në mënryë të jashtëzakonshme, nuk ka as radhë dhe janë marrë masat për kushtet e pandemisë”. Në përfundim të këtij komunikimi live e mori fjalën dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj i cili bëri një rezyme më të gjerë të proçesit për fazën ku ndodhet proçesi i Rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.