Na kontaktoni

Rindërtimi/Vazhdon puna pa u ndalur në Kamëz, shtëpitë po ringrihen më të forta dhe më të bukura

Në Bashkinë Kamëz proçesi i rindërtimit po ecën me ritme të mira dhe shumë shpejt familjet e dëmtuara nga tërmeti do të kenë mundësi të kenë gati strehën e tyre. I gjendur në inspektime të herë pas hershme për të parë ecurinë e punimeve, ky premtim vjen nga kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Në një prej postimeve në rrjetin social FB, në faqen zyrtare shoqëruar me video të ecurisë së punimeve, z.Suli shkruan: “Mirëmëngjes! Puna vazhdon pa u ndalur, shtëpitë e rindërtuara po ringrihen më të forta dhe më të bukura se kurrë më parë”.

Në një prej postimeve të mëparshme kryebashkiaku Rakip Suli duke inspektuar shtëpitë që po ringrihen shkruan: -“Valias, në shtëpitë e reja të familjeve të Sokol Ymerit, Ismail Lleshit, Shefqet Durrsit dhe Viktor Mejdanit që po ringrihen më të forta dhe më të bukura.

Së bashku ringrihemi më të fortë. Bashkia që duam, punë, jo llafe”. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka angazhimin maksimal dhe po ndjek me shumë kujdes, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale punimet në terren.

Njoftime të ngjashme

Vijojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias 🏟️ Ky investim i rëndësishëm për sportin dhe komunitetin po...

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias Sot fëmijët tanë rriten në ambiente të ngrohta, të sigurta dhe plot...

situs toto

slot toto