Na kontaktoni

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Thirrja VI, viti 2021

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së gjashtë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për vitin 2021.

– Afati për aplikim është nga data 09 korrik 2021 deri më datë 31 korrik 2021.
– Aplikantët duhet të kenë mbushur 21 vjeç deri në datë 16 gusht 2021, si dhe të jenë deri në 26 vjeç në datë 16 gusht 2021 (fillimi i programit të praktikës).
– Aplikantët duhet të jenë minimalisht të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, deri në datë 16 Gusht 2021.
– Aplikantët nuk duhet të kenë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, pasi qëllimi i tij është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale e të shprehive të tyre praktike, në njohjen me sistemin administrativ publik
– Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj. Programi fillon më datë 16 Gusht 2021 dhe përfundon më datë 16 Nëntor 2021.

Aplikimet kryhen në platformën zyrtare të programit http://praktika.arsimi.gov.al

Ju mirëpresim!

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ju fton të festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Kamza feston Ditën e Verës! Më 14 Mars Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit Ju presim #DitaEVerës#KamzaFeston

...

Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” në Laknas festojnë plot gëzim Ditën e Verës

Laknas Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” festojnë me gëzim Ditën e Verës Mes këngësh, buzëqeshjesh dhe aktivitetesh festive, ata sollën energjinë...

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...