Rreth 90% e rrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz nuk kanë pasur ndriçim deri në vitin 2019. Kjo gjendje ishte fakt si në rrugët kryesore dhe në lagjet periferike, duke shkaktuar probleme të shumta, sidomos gjatë dimrit.
Me ardhjen e kryetarit të ri të Bashkisë, një ndër prioritetet kryesore është pikërisht vënia në funksion e ndriçimit në çdo rrugë dhe rrugicë. Ndër vite banorët janë ankuar vazhdimisht, por nuk kanë gjetur zgjidhje.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli mori angazhimin që puna e tij do të konsistonte në shërbimin ndaj komunitetit, duke nisur dhe me ndriçimin e akseve rrugore, duke i dhënë fund makthit 12-vjeçar të qytetarëve. Ndriçimi i rrugëve tashmë është një realitet i prekshëm dhe po ndodh si në Kamëz ashtu edhe në Paskuqan.
“Pas kaq shumë vitesh errësirë, tashmë vihet në funksion ndriçimi në segmentin rrugor Paskuqan 1 – Paskuqan 2- Babrru – Fushë Kërçik. Jemi pranë qytetarëve për zgjidhjen e çdo problematike!. “Për Bashkinë që duam PS 2021, për “Shqipërinë që duam”-shkruan kryebashkiaku Suli.
Më herët zoti Suli njoftoi dhe ndriçimin e një tjetër rruge në Kamëz teksa shkruan: – “Merr jetë dhe rruga ”OSBE”, ku u vendos në funksion ndriçimi. Jemi pranë qytetarëve për zgjidhjen e çdo problematike!”.
Deri tani janë vënë dritat në pjesën më të madhe të rrugëve në Kamëz dhe Njësinë Administrative Bathore. Sipas Sulit do të vazhdojë intensivisht puna për pajisjën me ndriçim të segmenteve të tjera rrugore, me qëllim shtimin e vlerave të mungura qyetit tonë.