Na kontaktoni

Pas 30 vitesh Ujësjellës- Kanalizimet Kamëz do të kenë zyrat e saj të standartizuara, ndërtohet godina e re në Frutikulturë

Kryetari i Bashkisë së Kamëz Rakip Suli premtoi dhe garantoi se -“Pas 30 vitesh Ujësjellës- Kanalizimet Kamëz do të kenë zyrat e saj të standartizuara. Një godinë me parametra tërësisht moderne e bashkëkohore në zonën e Frutikulturës, duke ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët!”.

Ky premtim konsiderohet i mbajtur sepse ka përfunduar puna për ndërtimin e godinës së re të UKK-së e cila tashmë është një realitet i prekshëm dhe me standarte moderne e bashkëkohore, për një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve!

Eshtë ky një investim i tillë është i shumëpritur, jo vetëm për punonjësit të cilët e kanë të domosdoshme, por veçanërisht qytetarët, të cilët do të shërbehen edhe me më shumë cilësi dhe dinjitet. Qytetarët janë dëshmitarë të situatës dhe ambienteve të vjetra të UKK që veç ambiente pune dhe shërbimi nuk mund të quheshin.

Sot situata në Ujësjellës Kanalizime Kamëz është krejt tjetër nga ajo më parë, ndryshon si dita me natën, megjithatë duke parë këto ndryshime rrënjësore, prioritet i kryebashkiakut Suli është që kjo cilësi shërbimi dhe investimesh në terren të jetë sa më bashkëkohore duke pasur në fokus vetëm qytetarin. S’ka kohë për pushim! Për bashkinë që duam!”.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Mbështetje, siguri dhe stabilitet për familjet në nevojë dhe çiftet e reja

Në një takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Prioriteti ynë është mbështetja e familjeve në nevojë dhe...

“Zëri i Kamzës”, hapësira e re e komunikimit për qytetarët, me ide të reja dhe më shumë transparencë

“Zëri i Kamzës” Një hapësirë e re komunikimi për qytetarët e Bashkisë Kamëz. Biseda të hapura, ide të reja dhe...

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...