Na kontaktoni

Panairi i Librit “Kamza Lexon” mbyllet me sukses! Juria profesioniste shpërndan çmimet për autorët dhe veprat më të mira.

“KAMZA LEXON”, panairi që shenjoi qytetin tonë në hartën e panaireve kombëtare, si destinacion i librit dhe letërsisë📚në ceremoninë e akordimit të çmimeve fituese e nderuar nga juria, tre personalitete të shquara të kulturës e letrave shqipe⬇️:
1️⃣Znj.Erenestina Gjergji Halili – pedagoge, poete, studiuese, gazetare (kryetare e jurisë);
2️⃣Z.Arben Cejku- diplomat, studiues (anëtar);
3️⃣Z.Liridon Mulaj – shkrimtar, poet (anëtar).
Pasi shqyrtuan me profesionalizëm mbi dhjetra tituj veprash pjesëmarrëse, dhanë çmimet 🥇🔽:
📌PROZA MË E MIRË:
“Brenga e prokurorit”- Z.Ahmet Prençi;
📌LIBRI MË I MIRË STUDIMOR:
“Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”- Z.Fatmir Toçi;
📌LIBRI MË I MIRË PËR FËMIJË:
“ROBI- IA-MX234G”- Z.Viktor Canosinaj;
📌MIRËNJOHJA E PANAIRIT:
Z.Bajram Karabolli;
🙏Si dhe, ÇMIMI SPECIAL I PANAIRIT, Jamarbër Hoxha, djalit magjik, xhevahirit të ceremonisë, për forcën krijuese, motivimin dhe vullnetin për të lënë gjurmën e pashlyeshme në letërsinë shqipe për fëmijë.
Faleminderit që i dhatë ngjyra këtij edicioni😍.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...