NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në mbështetje të Ligjit Nr. 139/2015, “Për veteqeverisjen vendore, Ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM-së nr.243, datë 18.03.2015, Kreu III “Për pranimin, Lëvizjen paralele, Periudhën e Provës, dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, Bashkia Kamëz njofton se në administratën e Bashkisë Kamëz ka 1 vend të lire pune në pozicionin:

“Specialit ne sektorin e IT-se”

Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: 05.11.2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 10.11.2021

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
– Mbështet përdoruesit për programet bazë të punës dhe siguron mbarëvajtjen e tyre.
– Monitoron informatizimin optimal të sistemeve të Bashkisë së Kamzës duke përdorur teknologji të reja të cilat synojnë zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe standardeve për shkëmbimin elektronik të të dhënave.
– Zhvillon dhe zbaton politika, procedura dhe standarde për shkëmbimin elektronik të të dhënave, krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave dhe operimin e zhvillimin e sistemeve të tjerë kompjuterik.
– Kontrollon buxhetin dhe shpenzimet e drejtorisë, pajisjeve dhe projekteve të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ne Bashkinë e Kamzës.
– Dizenjon, krijon, modifikon, integron, implementon dhe teston sisteme menaxhimi dhe modele të dhënash.
– Vlerëson kërkesat teknike për sistemet, si dhe përgatit termat e referencës për të gjitha aplikimet e nevojshme për informatizimin e mëtejshëm të Bashkisë së Kamzës.
– Vlerëson opsionet për aplikimet e programuara në Bashkinë e Kamzës nga pikëpamja e kostos, kohës së realizimit dhe cilësisë.
– Kryen kërkime dhe propozon zgjidhje teknike dhe kërkon risi me qëllim optimizimin e punës në sistemet e aparatit të Bashkisë së Kamzës.
– Menaxhon administrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike dhe suportin e userave fundore;
– Realizon mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike, duke siguruar update të programeve të administrimit të tyre si dhe riparimin dhe shërbimet periodike;
– Zbaton standardet dhe procedurat për mbarëvajtjen e sistemeve të informacionit;

1 LEVIZJE PARALELE
– Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a-Te zoteroje diplomë universitare e nivelit “ Bachelor” ne degen Informatikë Biznesi.
b-Të kenë të paktën 1 vjet përvojë pune ne Administraten Shteterore.
c- Të ketë njohuri te mira të një gjuhe të huaj të BE.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
2. Fotokopje të diplomës e noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
3. Fotokopje të librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
8. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
9. Vertetim Banimi
10. Çertefikate familjare/personale
11. Deshmi penaliteti/Vertetim Gjykate /Vertetim Prokurorie .
12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dorëzimi i dokumentave për levizjen paralele duhet të behet me postë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore brenda datës 05.11.2021.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 08.11.2021 Drejtoria e Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Kamëz do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta të lëvizjes paralele si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta të proçedurës së lëvizjes paralele do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Kamëz, në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).