Njoftim për publikun!
Ditën e Enjte me datë: 26.02.2026, ora 15:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
Axhenda :
1. Projekt-Vendim për: “Miratimin e rregullores për përcaktimin e strukturave përgjegjëse dhe procedurave për matjen dhe raportimin e performancës në Bashkinë Kamëz”.
2. Projekt-Vendim për: “Miratimin e shpalljes së zonave prioritare të zhvillimit në territorin e Bashkisë Kamëz”.
3. Projekt-Vendim për: “Miratimin e rregullores së menaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta urbane Bashkia Kamëz”.
4. Projekt-Vendim për: “Dhënie ndihme financiare për diegie banese”.
5. Projekt-Vendim për: “Një ndryshim në vkb nr.3 dt.26.01.2026 mbi: “Mbi miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionimit të qirasë për ato familje në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë për vitin 2026”.
6. Projekt-Vendim për: “Miratimin e realizimit të buxhetit për vitin 2025”.
7. Projekt-Vendim për: “Një ndryshim në vkb Nr.90 datë 17.12.2025, për: “Miratimin e detajimit të buxhetit për vitet 2026, 2027, 2028”.
8. Projekt-Vendim për: Për një ndryshim në vkb nr.97 datë 17.12.2025 për: “Miratimin e nivelit të pagave të bashkisë, çerdheve, Q.Multifunksionale Kamëz dhe ndërmarrjeve të vartësisë për vitin 2026”.
9. Projekt-Vendim për: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i bashkisë dhe nga fondi 6% i bllok-ndihmës ekonomike”
10. Projekt-Vendim për: “Miratimin në parim për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm, për verifikimin e emërtimeve të përsëritura të rrugëve, shkollave dhe objekteve të tjera publike në Bashkinë Kamëz”.
11. Ndryshim emërtimi të rrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz.
12. Informacion Këshillit Bashkiak mbi: Vlerësimin dhe parashikimin afatmesëm të të ardhurave 2026-2028”.
13. Informacion Këshillit Bashkiak mbi: Monitorimin e zbatimit të buxhetit për 12-mujorin vitin 2025”.
14. Informacion mbi: Raportin e veprimtarisë së Këshillit Bashkiak për vitin 2025.
Faleminderit!